Lidhje

Davutoglu: ISIS dyshohet për sulmin


Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha sot se grupi Shteti Islamik është i dyshuari kryesor ndërsa hetuesit punojnë për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për sulmet e dyfishta vetëvrasëse në Ankara të shtunën që shkaktoi vdekjen e të paktën 97 vetëve.

Zoti Davutoglu tha se autoritetet janë pranë identifikimit të njërit prej autorëve dhe se të dhënat lënë të kuptohet se bëhet fjalë “për një grup të caktuar”.

Gazetat turke njoftojnë se autoritetet kanë siguruar kampione ADN-je nga familjet e të paktën 16 vetëve që besohet të jenë kryengritës të Shtetit Islamik për t’i krahasuar me ato të të dyshuarve për sulmin.

XS
SM
MD
LG