E hënë, 26 janar, 2015

Lajme / Bota

Turqia, Irani dhe ari

x
Bankat e Turqisë vazhdojnë të dërgojnë ar në Iran, megjithë presionin e Shteteve të Bashkuara për kontrollin e një tregtie në lulëzim “ar për gaz”, që e ndihmon Iranin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones i hedh një vështrim shkëmbimit të arit turk me gaz iranian:

Këtë muaj dogana në Turqi bllokoi një avion turk mallrash që ishte nisur nga Gana drejt Iranit dhe thuhet se në të kishte një ton e gjysëm ar.
      
Vitin e kaluar, Teherani akumuloi sasi të mëdha ari, si mënyrë për të anashkaluar sanskionet e vëna, për shkak të programit bërthamor të vendit, për të cilin disa vende kanë shqetësimin se po përdoret për zhvillimin e kapaciteteve bërthamore.
Attila Jesilada, i firmës “Global Source Partners” në Stamboll, thotë se Turqia vazhdon të

“Shitjet e arit për Iranin realizohen përmes Zvicrës dhe Abu Dabit, por shumica e shitjeve vjetore për vitin e kaluar kapi vlerën e rreth 11 miliardë dollarëve, shumica e financuar përmes aksioneve të arit të popullit turk. Kjo sasi ari është bërë valuta kryesore e Iranit për të përmbushur nevojat me artikuj nga jashtë”.

Nëntorin e kaluar, zëvendëskryeministri turk Ali Babacan konfirmoi se Teherani e blen arin nga pagesat me lira turke që merr për ekportin e gazit në Turqi.
Irani ia shet 90 për qind të gazit të tij natyror Turqisë, duke u bërë furnizuesi kryesor me gaz për Ankaranë, pas Rusisë.

Për të mos lejuar tregtimin me ar, presidenti Obama këtë muaj nënshkroi një ligj që ndalon që Iranit t’i shiten metale të çmuara. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Unal thotë se Turqia nuk preket nga kjo masë.

“Turqia ka detyrim ligjor vetëm ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ose ndaj sanksioneve të miratuara sipas nenit të shtatë.”

Megjithatë, analisti Jesilada thotë se ai shpreson që Ankaraja eventualisht do të veprojë sipas kësaj rezolute.

“Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta bindin Ankaranë ta ndalojë në mënyrë të njëanshme këtë tregti me ar. Nëse kjo nuk funksionon, do të shohim se do të rritet presioni”.

Deri tani, Ankaraja ka respektuar përgjithësisht masat amerikane kundër Iranit. Por Ankaraja, përsëri duhet t’i paguajë Iranit detyrimet për importin e gazit.

Analistët theksojnë se ulja e vartësisë turke nga gazi iranian merr kohë dhe mund të jetë i kushtueshëm. Këtë muaj Turqia nënshkroi një marrëveshje prej 12 miliardë dollarësh me një kompani në Abu Dabi, për zgjerimin e përdorimit të qymyrgurit për prodhimin e energjisë.

Një zyrtar i lartë turk, duke folur me kushtin e anonimitetit, konfirmoi se Ankaraja po shqyrton mundësinë e shkëmbimeve në natyrë, si mjet për vazhdimin e tregtisë me Iranin.
Ekspertët thekosjnë se kjo formë shkëmbimi ka një përfitim shtesë për Turqinë. Produktet që përdoren për shkëmbimin në natyrë prodhohen në vend, ndryshe nga ari, që i duhet ta importojë.

Analisti Jesilada thotë se shkëmbimi mundet gjithashtu të ndihmojë për lehtësimin e shqetësimeve për sigurinë.

“Problemi është se as Ankaraja dhe as Washingtoni nuk e dinë se përse e përdor Irani arin, ndoshta për të blerë grurë, ose artikuj të tjerë të nevojshëm, ose ndoshta për financimin e forcave të Assadit në Siri, ose të Hezbollahut në Liban…, pra për disa akte terroriste. Duke përdorur shkëmbimin në natyrë, kjo e panjohur eliminohet fare nga ekuacioni”.

Në kushtet kur në Turqi operojnë mbi 2 mijë kompani iraniane, ekziston një rrjet biznesi që mund të lehtësojë shkëmbimin në shkallë të gjerë. Por ndërsa mund të merren sanksione të tjera ndaj Iranit, pritet të shtohet presioni ndaj Turqisë, që ky vend ta pakësojë varësinë tek Irani. Ky proces, thonë analistët, mund të përshpejtohet, në kushtet kur Teherani dhe Ankaraja përherë e më tepër janë duke mbajtur pozicione të ndryshme në rajon, në veçanti lidhur me Sirinë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Gjirokastër, miratohet buxheti i vitit 2015

Këshilltarët demokratë të opozitës kërkuan vëmendje më të madhe ndaj çështjeve të arsimit dhe infrastrukturës dhe votuan kundër.
Më tepër

Sondazhet: Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

Është hera e parë në histori që një parti e majtë radikale arrin një fitore të tillë në Greqi.
Më tepër

Debat mbi protestat në Prishtinë

Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare janë përfshirë në debate në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së mijëra vetave në Prishtinë e cila u përmbyllë me incidente të dhunshme.
Më tepër

Një pallto në të ftohtin e Nju Jorkut

Për më shumë se 8 milionë njerëz që banojnë në Nju Jork, mënyra më e mirë për t'i mbijetuar të ftohtit është e thjeshtë – të vishesh trashë dhe të mos dalësh nga shtëpia.
Më tepër

Ndjeshmëria ndaj figurave fetare

Emocionet mbi përshkrimin e figurave fetare duket se nuk janë unike vetëm për fenë islame
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Group 16 fighter, part of the Free Syrian Army, fires his weapon during what activists said were violent clashes with forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad in Ashrafieh, Aleppo.
  • President Barack Obama and Indian Prime Minister Narendra Modi have coffee and tea in the gardens of the Hyderabad House in New Delhi, India.
  • An anti-government protester chants slogans during a protest in front of the journalists' syndicate in Cairo. Three people were killed during pro-democracy protests in Egypt and a bomb wounded two policemen on the anniversary of the 2011 uprising that toppled autocrat Hosni Mubarak, security sources said.
  • Grigor Dimitrov of Bulgaria breaks his racket as he plays Andy Murray of Britain during their fourth round match at the Australian Open tennis championship in Melbourne.
  • Israelis gather for the annual pilgrimage of Baba Sali, Rabbi Yisrael Abuhatzeira, next to his grave on the 31st anniversary of his death, in the southern Israeli town of Netivot.
  • A woman covers her mouth with strips that read "no penal code" as she takes part in a demonstration called by the "Dignity Marches" against the new public security law, dubbed "ley mordaza" (gag law), in Madrid, Spain.
  • Lindsey Vonn of the USA crashes as she competes during the FIS Alpine Ski World Cup women's downhill race in St. Moritz, Switzerland.
  • A model presents a creation for Rynshu's fall-winter 2015/2016 men's collection in Paris, France.
  • Yorkshire terriers are seen during a dog exhibition in Kyrgyzstan's capital Bishkek.
  • A devotee crosses the Triveni River in the early morning as she arrives to offer prayer during the Swasthani Bratakatha festival in Panauti near Kathmandu, Nepal, Jan. 24, 2015.

Interaktive