Lidhje

Erdogan: Kurdët dhe grupi Siria e Lirë kundër ISIS


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u tha sot gazetarëve se kurdët e Sirisë dhe luftëtarët e ushtrisë Siria e Lirë po bashkojnë forcat për të mbrojtur qytetin e Kobanit nga militantët e Shtetit Islamik.

Zoti Erdogan tha se luftëtarët kurdë po përfundojnë planet se si 1 mijë e 300 luftëtarët e këtij grupi të moderuar, që gëzon mbështetjen e perëndimit, do të shkojnë në kufirin verior të Sirisë me Turqinë.

Luftëtarët kurdë po luftojnë për të dytin muaj për të mos slejuar rënien e Kobanit në duart e Shtetit Islamaik.

Ankaraja u përfshi në përpjekjet kundër Shtetit Islamik pasi grupi ultra radikal ndërmori një ofensive vetëm disa kilometra larg kufirit turk në shtator.

Por Turqia nuk ka vepruar ende ushtarakisht dhe nuk u është bashkuar sulmeve ajrore, të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, kundër grupit ISIS.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët evropianë dhe arabë po kryejnë sulme ajrore të përditshme në Irak dhe Siri për të ndihmuar forcat tokësore të zbrapsin militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG