E mërkurë, 27 maj, 2015

Lajme / Bota

Turqia në bisedime me udhëheqësin kurd Oçalan

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka luftuar me shtetin turk që prej vitit 1984, konflikt që ka shkaktuar vdekjen e rreth 40 mijë njerzve

x
Qeveria turke është në bisedime me udhëheqësin e burgosur rebel kurd Abdullah Oçalan. Megjithatë, mbeten pikpyetje nëse qeveria është e gatshme për të bërë reformat e nevojshme për t’i bindur kryengritësit të heqin dorë nga lufta e tyre, ndërsa nacionalizmi kurd në të gjithë rajonin është në rritje. Dorian Jones njofton nga Stambolli.
 
Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Turqisë, Yalcin Akdogan, konfirmoi se oficerët e shërbimit sekret turk kanë nisur bisedimet me udhëheqësin e burgosur të partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Abdullah Oçalan.
 
“Qëllimi është çarmatosja e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit” thotë Akdogan.  “Nuk mund të fitohet përmes luftës së armatosur. Duhet t
ë përdoren taktika të tjera dhe negociatat janë një prej tyre”.
 
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka luftuar me shtetin turk që prej vitit 1984- një konflikt i cili ka shkatuar deri tani vdekjen e rreth 40 mijë njerëve. Zoti Akogdan shpreson se rebelët do t’i dorëzojnë armët në fillim të stinës së verës dhe se udhëheqësit e tyre do të bien dakort që të ikin në mërgim.

Por eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Soli Ozel në Universitetin Kadir Has ngre pyetjen nëse qeveria turke është e gatshme që të japë ato që duhen për të realizar një synim të tillë.
 
 “E gjithë kjo bëhet që të sigurohemi që Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të dorëzojë armët, dhe ky është një qëllim i mirë. Por ne kemi edhe probleme të tjera politike lidhur me kurdët e Turqisë, problem kryesisht i shtetësisë. Ne nuk e dimë se ku dëshiron qeveria ta çojë vendin dhe duke pasur parasysh faktin që ndodhemi përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014, unë nuk shoh që qeveria të ecë në drejtimin e duhur përsa i përket shtetësisë së kurdëve të Turqisë, dhe kjo gjë ndoshta do të sillte acarim mes konservatorëve dhe nacionalistëve”.
 
Vëzhguesit paralajmërojnë se PKK nuk është gati të heqë dorë nga armët. Vitin e kaluar, dhuna u rikthye në nivelet e vitit 1990, momenti më i ndezur i konfliktit.
Rebelët luftojnë për autonomi dhe të drejta më të mëdha kulturore. Sinan Ulgen, drejtues i institutit kërkimor Edam në Stamboll, beson se ka një dritare mundësish që qeveria të bëjë disa lëshime.
 
“Ky do të jetë një proces i gjatë dhe gradual. Mendoj se këtu ka dy çështje kritike. Njëra prej tyre është se sa është e gatshme qeveria që të lëshojë pe, dhe kjo po negociohet aktualisht. E dyta është çështje besimi mes palëve”.
 
Abdullah Oçalan ka ndërprerë kontakte me mbështetësit e tij për më shumë se 10 vjet, ndërsa mbahet i burgosur në ishullin Imrali. Ende është në pikpyetje ndikimi i tij tek PKK-ja.
 
Vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se besueshmëria e tij u rrit vitin e kaluar kur qeveria turke kërkoi ndihmën e tij për t'i dhënë fund një greve urie, të ndërrmarrë nga të burgosurit kurdë. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ozel thotë se kjo mund të jetë mundësia më e mirë për qeverinë për të treguar se po lëviz në drejtimin e kurdëve.


"Lëvizja nacionaliste rajonale kurde është duke e bërë praninë e saj të njohur në skenën botërore. Kemi një Kurdistan thuajse të pavarur në Irak, rajone autonome kurde në veri të Sirisë  dhe duket se kurdët e Turqisë janë lënë pas dore në gjithë këto zhvillime”.


Bisedimet e fundit mes zotit Oçalan dhe qeverisë u ndërprenë dy vjet më parë. Ndërprerja e këtyre bisedimeve u pasua me një rritje të ndjeshme të luftimeve që vazhdojnë edhe sot. Vëzhguesit thonë se tani që Turqia ndodhet në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2014 dhe 2015,  bisedimet me kurdët mund të paraqesin mundësinë më të mirë për sukses për vite me radhë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
12.01.2013 08:56
Lufta midis Turqise dhe Kurdeve qe nga viti 1984 ka shkatetuar viktima rreth 40.000 turq dhe kurde eshte kohe historike qe lideret turq te ulen ne bisedime me PKK te Kurdistanit me udheheqsin e tyre Ocalan i cili eshte i burgosur ne Turqi.sepse nacionalizmi kurd eshte ritur shume dhe shperndarja e tyre ne Evrope..pra ti jepet nje autonomi e zgjeruar kurdeve dhe carmatosjen e tyre..sepse kurdet ne Turqi jane mine me sahat ne te gjithe Turqine..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Kapitull i ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë

Kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç u takuan në Tiranë, në të parën vizitë të kreut të një qeverie të Beogradit në Shqipëri
Më tepër

Një formë e re trafiku në vendet e BE

Çdo vit, dhjetra gra të reja nga zona të varfëra të Evropës Lindore shkojnë në Perëndim për martesa të rreme
Më tepër

SHBA: Të paktën 17 të vdekur nga shirat dhe vërshimet

Teksasi dhe Oklahoma u prekën më rëndë nga koha e keqe
Më tepër

Manovra të mëdha ushtarake në Rusi

Manovrat ndodhin në një kohë të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit
Më tepër

SHBA, NATO mbështetje për luftën e Irakut ndaj ISIS

PresidentiBarack Obama diskutoi rreth strategjive kundër Shtetit Islamik dhe terrorizmit global me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos Jens Stoltenberg
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Policemen use their shields during the demolition of an informal settler community in Manila, Philippines, to redevelop the area into a business district in a joint venture with a private firm. Some 500 families were affected by the demolition.
  • A masked opposition protester points a stick to which knives are tied with a cloth, in the direction of police in the Buyenzi district of the capital Bujumbura, Burundi. Demonstrators said they will continue until President Pierre Nkurunziza steps down at the end of his second term.
  • Hair stylist Caryn Mitman (L) and stylist Clare Galvin pose with the wax figure of British Prime Minister David Cameron at Madame Tussauds in central London.
  • A man walks along the Blanco River where sweeping floodwaters overturned vehicles and knocked down Cypress trees in Wimberley, Texas, USA.
  • Rescued baby iguanas are seen in a cardboard box in an office of the Ministry of Environment in San Jose, May 25, 2015. Officers from the national police force of Costa Rica rescued 81 iguanas that had been confined to a box at a hotel in San Jose.
  • A clown marches to celebrate the Peruvian clown day in Lima, Peru, May 25, 2015.
  • A fisherman collects spilled crude oil at the Pantai Teluk Penyu in Cilacap, Indonesia's Central Java province, May 25, 2015 in this photo taken by Antara Foto. Damage to PT Pertamina crude oil unloading facility at 16 nautical miles south of Cilacap's shore caused 14,000 liters of crude oil to leak and pollute the coastal waters, according to Antara.
  • An art student lies on a giant canvas as she paints with her limbs at an exhibitionof the faculty of the Hubei Institute of Fine Arts, in Wuhan, Hubei province, China.
  • The Wolf volcano spews smoke and lava on Isabela Island in Galapagos National Park, May 25, 2015. (Photo provided by provided by the Galapagos National Park)
  • Christian Jacobs, 4, of Hertford, North Carolina, lies on the grave of his father, Christian James Jacob, during Memorial Day celebrations at Arlington National Cemetery in Arlington, Virginia, May 25, 2015.
  • German chancellor Angela Merkel eats a pickled herring after the name giving ceremony for the fish trawler ROS 777 of the Warnemuender fishery in Sassnitz, eastern Germany.
  • A father and his children walk over the cracked soil of a 1.5 hectare dried up at the Novaleta town in Cavite province, south of Manila, the Philippines.
  • A dinghy overcrowded with Afghan and other immigrants is towed by a Greek coast guard patrol boat into the port on the Greek island of Kos following a rescue operation in a part of the Aegean Sea between Turkey and Greece.
  • A man wearing a headpiece made of watermelon peel stands next to a watermelon sculpture during an annual watermelon festival in Daxing district, Beijing, China, May 25, 2015.
  • Colorado Rockies' third baseman Nolan Arenado falls into the stands after catching a foul ball off the bat of Cincinnati Reds' Zack Cozart during the eighth inning of a baseball game in Cincinnati, Ohio, USA, May 25, 2015. The Rockies won 5-4.
  • A participant of the traditional dirty pig festival wearing a Homer Spimpson mask wallows in a slough near Hergisdorf, Germany, May 25, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.