E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Evropë

Gjykata e Stambollit rihap çështjen Selek

x
Madhësia e gërmave - +
Turqia po përballet me një presion përherë e më të madh nga brenda dhe jashtë vendit lidhur me rihapjen e një çështjeje penale të sulmit me bombë ndaj shkirmtares dhe sociologes Pinar Selek. Kjo çështje ka qenë pika qendrore e shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me sistemin e drejtësisë në Turqi, megjithë reformat një dekadëshe. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli:
 
Një video paraqet shkrimtarë të njohur, akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Turqi, ku ata dënojnë vendimin e një gjykate të Stambollit, për rishqyrtimin e vendimit gjyqësor që shpall të pafajshëm Pinar Selekun. Për 14 vjet rresht, Selek dhe përkrahësit e saj zhvilluan fushatë për përmbysjen e vendimit që e shpallte atë fajtore lidhur me akuzat për përfshirje në sulmin fatal me bombë në Tregun e Erëzave të Stambollit në vitin 1998. Vendimi i gjykatës për të rihapur çështjen, pasi ajo u shpall e pafajshme, ka shkaktuar tronditje dhe zemërim. Cengiz Aktar është studjues i politikave në Universitetin Bahcesehir të Stambollit.

“Ky është një skandal ligjor, sepse e njëjta gjykatë që mori vendimin e pafajësisë dhe e liroi nga burgu Pinar Selekun, po i rikthehet vendimit të mëparshëm dhe kërkon tani dënimin me burgim të përjetshëm. Duket si një shaka, por tepër e pakuptimtë.”

Ndaj këtij vendimi ka patur një reagim të fuqishëm ndërkombëtar. Disa anëtarë të Paralmentit Evropian e kanë dënuar atë dhe raportuesi i BE-së për Turqinë bëri një deklaratë, ku paralajmëronte lidhur me implikimet që do të kidhte ky vendim në përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në BE.
 
Përkrahësit e Selekut thonë se ajo është viktimë e një persekutimti me motive politike, për shkak të studimit të saj mbi grupin rebel kurd PKK. Sipas Emma Sinclair-Webb nga grupi Human Rights Watch me qendër në SHBA, kjo çështje nxjerr në pah problemet e shumta

“Kemi të bëjmë me një rast të jashtëzakonshëm të shkeljes së drejtësisë. Kemi rastin e një gruaje, e cila akuzohet pa asnjë fakt, apo mbi deklaratat e nxjerra gjatë torturave për ta shpallur atë fajtore. Faktet lidhur me bombardimin mungojnë plotësisht; nuk ka asnjë të dhënë nga mjekësia ligjore që të ketë patur një sulm me bombë në Tregun e Erëzave në vitin 1998.”

Selek, e cila është shpallur tre herë e pafajshme dhe që tani jeton jashtë vendit, u lirua nga burgu pasi të gjithë dëshmitarët i tërhoqën deklaratat dhe shumica e tyre thanë se i kishin torturuar. Edhe Salek thotë se e kanë torturuar. Ekspertët ligjorë thonë se shpërthimi në treg u shkaktua nga një bombolë gazi që përdorej nga një restaurant.

Vëzhguesit thonë se ky rast ka një rëndësi simbolike për ta ndihmuar Turqinë të­­ mbyllë kapitullin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në të kaluarën, si dhe shkeljet e drejtësisë. Qeveria thotë se ka ndërmarrë reforma madhore në sistemin e drejtësië për t’u dhënë fund këtyre shkeljeve. Por studjuesi i shkencave politike Cengic Aktar paralajmëron se vendimi i gjykatës për rihapjen e çështjes përcjell një mesazh shqetësues për vendin.
 
“Mendoj se ky rast të jep një ide për gjendjen ku ndodhet gjyqësori në Turqi, pas kaq shumë ndryshimesh, amendamentesh, reformash, përsëri ky system nuk funksionon siç duhet dhe ne do të vazhdojmë të vuajmë nga kjo gjë në dekadat e ardhshme.”

Gjykata e Stambollit pritet të marrë vendimin përfundimtar lidhur me çështjen e Selekut në janar. Qeveria ka refuzuar të komentojë, duke thënë se sistemi i drejtësië është i pavarur. Por vëzhguesit paralajmërojnë se presioni nga brenda dhe jashtë vendit ndaj qeverisë turke pritet të shtohet para vendimit të gjykatës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
05.01.2013 21:13
Turqia Erdoganit eshte futur ne nje rruge pa krye ku sistemi i drejtesise komandohet nga Pushteti personal i Erdoganit.Te maresh tre here pafajsine nga drejtesia e Stambollit nga zonja Pinar Selek dhe se fundi kerkon ta denoje me burg te perjetshme,qellimi eshte politik sepse zonja Selek ka bere studimin per rebelet kurd te PKK..Turqia nuk ndahet nga sindromi patologjik i semure karshi Kurdistanit por ka urejtje ne shfarosjen si popull te Kurdistanit,eshte kohe historike qe Turqia te beje paqe afatgjate me Kudistanin sepse jane vrare nga dy palet..Turqia te kerkoje falje per gjenocidin karshi Armeneve..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Funksioni i strehimeve dhe dhomave të sigurta

Në raste tornadosh numri i të vdekurve mund të ulet ndjeshëm, kur njerëzit strehohen në bunkerë të nëndheshëm apo në dhoma me material të fortë
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive