E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Uashington, Pritje për 100-vjetorin e pavarësisë

x
Madhësia e gërmave - +
Ilir Ikonomi
Ambasada e Shqipërisë në Uashington organizoi të martën mbrëma një pritje të madhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i ftuar nga ambasadori Gilbert Galanxhi, foli për marrëdhëniet e mira shqiptaro-amerikane dhe tha se Shqipëria dhe shqiptarët kanë një mik tek Amerika. Në pritje ishin edhe disa ish ambasadorë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.



Ngjyrat e kostumeve shqiptare mbizotëruan në këtë festim të përvjetorit të pavarësisë në kryeqytetin amerikan, ku morën pjesë qindra vetë. Disa grupe kishin ardhur nga Miçigani, Nju Jorku dhe Nju Xhersi për të festuar me shqiptarët e Uashingtonit. Ata kishin ardhur me një mesazh për më të rinjtë:
 
“Gjatë gjithë festave të 100-vjetorit, së bashku me këta shokë që po shihni, Dom Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletinin, kemi zhvilluar disa aktivitete këtu në mërgim që të kujtojmë historinë tonë dhe ta përcjellim në brezat e ardhëm,” shprehet Shaban Lajçi, grupi Bashkimi Kombëtar.
 
“Me kënaqësi pritëm ftesën këtu në Uashington. I uroj gjithë shqiptarëve gëzuar 100-vjetorin e pavarësisë. Se nuk jemi pak por jemi afro 10 milion dhe do Zoti të ketë ardhur koha jonë. Urojmë bashkimin e kombit së shpejti,” shprehet Tom Gjergji, grupi Bashkimi Kombëtar.
 
Ambasadori i Shqipërisë Gilbert Galanxhi, tha se shqiptarët e Uashingtonit janë krenarë që po festojnë përvjetorin e pavarësisë në kryeqytetin e botës demokratike.
 
“Sonte, jemi krenarë që festojmë në këtë vend të bekuar që quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili për shekuj ka strehuar ata që ëndërruan dhe bënë lirinë. Ky vend strehoi themeluesit e Vatrës, pikërisht 100 vjet më parë. Strehoi mendimtarët dhe patriotët shqiptarë, Ambasador Konicën dhe Peshkop Nolin si dhe vëllezërit Belushi.”
 
Zoti Galanxhi e mbylli fjalën e tij në shqip:
 
“Sa të rrojë gjithësia, sa të rrojë gjithë dheu, do të rrojë Shqipëria edhe emri i mëmëdheut”.
 
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker foli për lidhjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Shqipëria nuk është vetëm një mike dhe aleate besnike por edhe një kontribuese për arritjen e një përparësie kryesore për gjithë komunitetin ndërkombëtar. Kur Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton mbajti fjalimin e saj historik në parlamentin e Shqipërisë, ajo tha se Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë një vend në familjen evropiane të kombeve dhe kjo nuk është vetëm në interesin tuaj por do ta bëjë të gjithë kontinentin evropian më paqësor dhe më të sigurt.”
 
Zoti Reeker e mbylli përshëndetjen e tij me fjalët e Fan Nolit: Mbahu nënë mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë. Ai tha se edhe sot, shumë nëna shqiptare kanë bij dhe bija në Amerikë. I gjithë populli shqiptar ka një mik tek Amerika, tha zyrtari amerikan.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive