Lidhje

20-vjetori i “Marshimit të 1 milionë njerëzve”


Të shtunën në Uashington u mblodhën me mijëra vetë, për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 20-vjetorit të “Marshimit të 1 milionë njerëzve”.

Në vitin 1995, udhëheqësi i grupit fetar “Nation of Islam”, Louis Farrakhan, i bëri thirrje burrave afrikano-amerikanë të vinin në Uashington me premtimin për t’u bërë bashkëshortë, baballarë dhe udhëheqës më të mirë në komunitetet e tyre.

Ky ishte marshimi i katërt më i madh në historinë e Uashingtonit dhe grumbullimi më i madh me shumicë afrikano-amerikanë. Në marshimin e sotëm me rastin e 20 vjetorit të “Marshimit të 1 milionë njerëzve” janë ftuar burra dhe gra të të gjitha racave dhe besimeve fetare. Organizatorët thonë se këto vit në aktivitete do të vihet theksi tek drejtësia lidhur incidentet e viteve të fundit të vrasjes së dy adoleshentëve zezakë dhe për marrëdhëniet mes afrikano-amerikanëve dhe policëve.

XS
SM
MD
LG