Lidhje

Izraeli: Bisedimet në "krizë", por duhet të vazhdojnë


Kryenegociatorja e Izraelit në bisedimet e paqes me palestinezët thotë se bisedimet janë në "krizë", por duhet të vazhdojnë.

Zonja Tzipi Livni tha televizionit izraelit se situata është "shumë e ndërlikuar" dhe "në një krizë të vërtetë." Por ajo tha se beson se bisedimet duhet të vazhdojnë dhe bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë.

Komentet e zonjës Livni vijnë vetëm një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se administrata Obama është duke e rishikuar rolin e saj në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, pas disa hapave nga Izraeli dhe palestinezëve që kanë shkaktuar bllokimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA.

Hapat përfshiinin përpjekjen palestineze për t’u njohur nga Kombet e Bashkuara dhe anulimin e planeve nga Izraeli për të liruar një grup të burgosurish palestinezë.

Zoti Kerry tha se ka një kufi, se sa kohë dhe angazhim Shtetet e Bashkuara mund t’i kushtojnë procesit të paqes, në se të dyja palët nuk janë të gatshme të ndërmarrin hapa konstruktivë. Ai tha se përpjekjet amerikane nuk mund të zgjasin pa fund.
XS
SM
MD
LG