Lidhje

Ukraina: Fragmentet e një rakete shkatërruan avionin


Ushtria e Ukrainës thotë se dje ka kapur më shumë territore nga rebelët pro-rusë pranë zonës ku u rrëzua avioni malajzian, dhe tha se të dhënat e kutive të zeza tregojnë se avioni u shkatërrua nga fragmentet e një rakete.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko i bëri komente dje në Kiev ndërkohë që forcat e sigurisë po intensifikojnë ofensivën e tyre kundër separatistëve të armatosur pro-rusë pranë kufirit rus. Lysenko gjithashtu akuzoi separatistët për bombardimin e zonës ku është rrëzur avioni në përpjekje për të shkatërruar provat e përfshirjes së tyre në rrëzimin e tij më 17 korrik në të cilin u vranë 298 personat në bord.

Luftimet e djeshme pranë vendit ku u rrëzua avioni kanë detyruar hetuesit ndërkombëtarë të heqin dorë nga planet për shkuar në atë zonë për të dytën ditë me radhë.

Hetuesit britanikë që kanë analizuar të dhënat e kutive të zeta nuk bënë komente mbi pretendimin zoti Lysenko për dëmtimin e avionit nga fragmentet e një rakete, dhe as hetuesit holandezë nuk pranuan ta konfirmonin pretendimin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG