Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Donetsk


Luftimet mes trupave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve vazhduan në Donetsk edhe sot, pasi të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për predhën që vrau një punonjës të Kryqit të Kuq një ditë më parë.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës Andriy Lysenko tha se vazhdon beteja për kontrollin e aeroportit të Donetskut, që kryengritësit po përpiqen ta rimarrin. Ai akuzoi gjithashtu ushtrinë ruse se po përdor avionë të telekomanduar mbi aeroport për të kryer vëzhgime dhe për të ndërmarrë goditje të drejtpërdrejta.

Dje, ministria e Jashtme e Ukrainës fajësoi bombardimet e separatistëve, ose të terroristëve, siç i quajti ajo, për vrasjen e punonjësit të Kryqit të Kuq zviceran, 38-vjeçarit Laurent DuPasquier. Ai u vra nga një predhë që ra pranë zyrës së Kryqit të Kuq në Donetsk.

XS
SM
MD
LG