Lidhje

Ukraina mban bisedime për unitetin kombëtar


Ukraina po zhvillon bisedimet e "unitetit kombëtar" sot, një ditë pasi separatistët pro-rusë vranë shtatë ushtarë ukrainas në një pritë të një kolone ushtarake me mjete të blinduara pranë qytetit lindor të Kramatorskut.

Bisedimet janë pjesë e një plani të Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk, ligjvënësit dhe zyrtarët rajonalë po marrin pjesë, por rebelët separatiste nuk janë pjesë e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ishte në qytetin ukrainas port të Odessa të martën në një përpjekje për të ndërmjetësuar nisjen e bisedimeve:

"Është e qartë se duhet të gjejmë njerëzit përgjegjës për këtë tragjeti. Duhet të ketë një hetim dhe personat përgjegjës duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë. Por duhet të kuptojmë gjithashtu se kjo dhunë, vdekjet e gjithë këtyre njerëzve, krijojnë një hendek të madh mes nesh dhe në mbarë Ukrainën. Kjo është arsyeja përse duhet të përpiqemi të kalojmë këto boshllëqe duke përdorur dialogun kombëtar. “

Ndërkohë, anëtarët e parlamentit ukrainas mbajtën një minute heshtje sot për ushtarët e vrarë kur u sulmuan në një pritë në afërsi të qytetit Kramatorsk në rajonin e Donetskut.

Sulmi i së martës ishte më vdekjeprurësi në ushtrinë ukrainase që kur ndërmorri operacionin muajin e kaluar .

Ndërkohë, një diplomat i lartë amerikan i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës në Kiev se zgjedhjet e 25 majit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Zëvendës sekretari amerikan i shtetit për marrëdhëniet dhe diplomacinë publike, Richard Stengel tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë për të minimizuar ndikimin që mund të ketë Rusia:

“Zgjedhjet nuk janë asnjëherë perfekte atje dhe gjithmonë kanë probleme. Ne po vëzhgojmë me kujdesë atë që mund të bëjnë rusët në Ukrainën Lindore. Presidenti dhe sekretari i shtetit kanë kërkuar që Rusia të mos ndërhyjë në këto zgjedhje dhe shpresojmë që kjo do të realizohet”.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi foto satelitore që tregojnë forcat ruse në afërsi të kufirit të Ukrainës, pavarësisht nga deklaratat e Moskës javën e kaluar se kishte tërhequr forcën e saj të madhe ushtarake.
XS
SM
MD
LG