Lidhje

Ukrainë, nis shkëmbimi i të burgosurve të luftës


Ukraina dhe separatistët pro-rusë filluan shkëmbimin e të burgosurve të luftës.

Shkëmbimi përfshin më shumë se 220 luftëtarë separatistë dhe 150 trupa ukrainase të kapura gjatë luftimeve në Ukrainën lindore tetë muajt e fundit.

Shkëmbimi i robërve bëhet sipas kushteve të një marrëveshjeje të arritur ndërmjet palëve këtë javë në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe të separatistëve pro-rusë u takuan këtë javë për bisedime të ndërmjetësuara nga të dërguarit e OSBE-së dhe Rusisë, duke u përqendruar te çështja e solidifikimit të një protokolli paqeje prej 12-pikash, për të cilin është rënë dakord në muajin shtator.

Burime të afërta me bisedimet i përshkruan ato si "shumë të tensionuara", dhe tani për tani ato janë të shtyrë pa afat.

XS
SM
MD
LG