Lidhje

Separatistët në Ukrainë ofrojnë armëpushim


Separatistët pro-rusë në Ukrainë thonë se janë gati për një armëpushim me qeverinë, ndërsa forcat qeveritare kanë arritur sukses në operacionin kundër rebelëve.

Kievi nuk i është përgjigjur ende ofertës së rebelëve. Por qeveria ka thënë se mund të bjerë dakord me idenë e armëpushimit, në se separatistët dorëzojnë armët.

Ushtria ukrainase vazhdon t'i izolojë forcat separatiste në qytetet që kanë mbetur nën kontrollin e tyre, Donetsk dhe Luhansk.
Kushtet në Donetsk janë keqësuar, duke ngritur shqetësime për një krizë humanitare në qytet. Një zyrtar i qeverisë ukrainase tha se forcat ruse donin të hynin në Ukraine "nën mbulojën e një misioni humanitar", por Ukraina e bllokoi këtë veprim. Zyrtarët rusë e mohojnë këtë gjë.

Të shtunën, nënpresidenti Joe Biden diskutoi në telefon për situatën në Ukrainën lindore me presidentin ukrainas Petro Poroshenko. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se të dy udhëheqësit theksuan se çdo veprim i Rusisë, edhe siç thuhet, për synime humanitare, do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe do të ishte i papranueshëm, në se nuk merr paraprakisht miratimin e Kievit.

XS
SM
MD
LG