Lidhje

BE diskuton për sanksione të reja për Rusinë


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, po takohen sot në Brusel për të diskutuar rreth krizës në Ukrianë dhe mundësisë së sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

Trysnia është shtuar që pas sulmit të para disa ditëve në Mariupol, kur raketat ranë në një zonë me popullsi civile, duke shkaktuar 30 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se gjetjet paraprake lënë të kuptohet se raketat kanë ardhur nga zonat e kontrolluara nga rebelët.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se ajo do të punojë për të ruajtur unitetin e BE-së dhe për të ushtruar presionin maksimal për të ndaluar luftimet dhe arritur një armëpushim.

Ministrja e Jashtme e Lituanisë e cilësoi sulmin në Mariupol si një akt terrorist. 28 ministrat pritet të kërkojnë hartimin e një plani sanksionesh të reja brenda dy javësh që ato të shqyrtohen në takimin e lartë të BE-së më 12 shkurt.

XS
SM
MD
LG