Lidhje

2 të vrarë nga një shpërthim në Ukrainë


Dy persona u vranë sot nga shpërthimi i një bombe në qytetin Kharkiv të Ukrainës, ndërsa mbështetësit e qeverisë atje dhe në zona të tjera shënonin njëvjetorin e përmbysjes së presidentit pro-Kremlinit, Viktor Yanukovych.

Autoritetet thanë se të paktën 10 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi gjatë një marshimi që përkujtonte rrëzimin nga pushteti të zotit Yanukovych. Kharkiv është mbi 200 kilometra larg vijës së frontit ku separatistët pro-rusë kanë shkëmbyer zjarr me forcat e Kievit, por kryengritësit kanë kryer protesta të dhunshme në qytetin më të madh të Ukrainës Lindore gjatë vitit të kaluar.

Disa të dyshuar janë arrestuar për sulmin e fundit.

XS
SM
MD
LG