Lidhje

Ukraina: Rusët rrëzuan avionin malajzian


Shefi ukrainas i kundërzbulimit thotë se vendi i tij ka "prova bindëse" që tregojnë se rusët kanë luajtur rol në rrëzimin e avionit të shoqërisë Malaysia Airlines mbi një rajon të kontrolluar nga separatistët në afërsi të kufirit rus.

Gjatë një konference shtypi sot, Vitaly Nada tha se rebelët separatistë nuk kanë eksperiencë të operojnë një raketa-hedhës të teknologjisë së lartë.

Goditja me raketë të enjtes vrau të 298 njerëzit në bordin e avionit.

Ukraina gjithashtu ka akuzuar Rusinë se po ndihmon separatistët pro-rusë në shkatërrimin e provave në vendin e ngjarjes. Qeveria tha se rebelët kanë hequr 38 trupa nga vendi dhe i kanë çuar në qytetin e kontrolluar nga rebelët të Donetskut.

Rusia nuk ka komentuar lidhur me pretendimet e Ukrainës.

Ministria e jashtme ruse tha se ministri i jashtëm Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan, Sekretari i Shtetit John Kerry, diskutuan lidhur me hetimet sot gjatë një bisede telefonike.

Ministria tha se të dy ata ranë dakort për nevojën e hetuesve ndërkombëtar për të patur qasje në vend-ngjarje dhe për çdo informacion të lidhur me incidentin.

Ministria tha se zoti Lavrov dhe zoti Kerry ranë dakort gjithashtu se të dyja vendet duhet të përdorin influencën e tyre në rajon për të ndihmuar në ndalimin e krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG