Lidhje

Separatistët, Jo bisedimeve me Kievin


Udhëheqësi i separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk, në lindje të Ukrainës, tha sot se nuk do të zhvillojë më bisedime paqeje me Kievin, duke shtuar se forcat e tij kanë filluar një ofensivë të re ndaj trupave qeveritare ukrainase në ato rajone që nuk janë ende nën kontrollin e separatistëve.

Alexander Zakharchenko, kryetari i Republikës së vetë-shpallur të Popullit të Donetskut, tha se forcat e tij do të godasin trupat qeveritare në gjithë territorin e rajonit të Donetskut.

Forcat separatise të mbështetura nga Rusia aktualisht kontrollojnë pjesë të rajonit të Donetskut si dhe pjesë të rajonit fqinj të Luhanskut. Gjatë ditëve të fundit, luftimet janë ashpërsuar ndjeshëm, veçanërisht në aeroportin e Donetskut.

Komandanti i forcave rebele tha se trupat e tij po lëvizin tani drejt disa qyteteve.

Gjatë një takimi me ndihmës të tij të lartë në Moskë, presidenti Putin, fajësoi sot qeverinë e Ukrianës për shkallëzimin e fundit të dhunës në rajonet lindore, duke e akuzuar atë për fillimin e një ofensive me artileri dhe avionë, që siç u shpreh ai, ka shkaktuar vrasjen e dhjetra njerëzve, përfshi gra, fëmijë e të moshuar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se numri i të vrarëve nga konflikti në Ukrainën Lindore e ka kaluar shifrën e 5 mijë vetëve.

XS
SM
MD
LG