Lidhje

Ukrainë: Separatistët fillojnë tërheqjen e artilerisë


Separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës thanë se kanë filluar tërheqjen e artilerive të rënda nga pozicionet e vijës së frontit siç kërkohet nga një plan i paqes që synon t’i japë fund konfliktit pesë mujor me Kievin.

Udhëheqësi i rebelëve Alexander Zakarçenko i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se tërheqja ishte në përgjigje të një lëvizjeje të ngjashme nga forcat ukrainase.

Të hënën, zyrtarët ukrainas thanë se kanë tërhequr trupat dhe armët e rënda nga vijat e frontit sipas marrëveshjes që parashikon krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 30 kilometrash.

Megjithë nënshkrimin e armëpushimit më 5 shtator shkëmbimet e zjarrit kanë vazhduar sidomos në rajonin e Donetskut.

Ukraina do të jetë ndër temat kryesore të kësaj jave në asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë. Moska do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG