Lidhje

Ukraina do të rrisë shpenzimet ushtarake


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko thotë se shpenzimet ushtarake të vendit do të rriten edhe 3 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme për shkak të kërcënimit të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Zoti Poroshenko i bëri komentet në një fjalim me rastin e Ditës së Pavarësisë, 23 vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ai tha përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Pavarësisë se kërcënimi separatist do të vazhdojë për të ardhmen e parashikueshme, prandaj vendi duhet të jetë i përgatitur për t'u mbrojtur.

Ndërkohë, separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore shëtitën dhjetra robër lufte nëpër rrugët e Donetskut, që mbahet prej tyre. Për të treguar se sa pis ishin robërit, ata nxorën në rrugë makinat e pastrimit për të larë vendin ku kishin shkelur robërit.

XS
SM
MD
LG