Lidhje

OKB vlerëson fondet për kërkime detare


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerësoi planet e Bashkimit Evropian për të trefishuar fondet për kërkime detare dhe operacione shpëtimi në Mesdhe, por tha se çështja kryesore për sigurinë e refugjatëve është qasja tek lejet e strehimit, kur lënë vendin e tyre.

Komisariati i Lartë i Refugjatëve tha sot se zgjerimi i operacioneve kërkimit dhe shpëtimit është një hap i parë i rëndësishëm, por shtoi se refugjatët duhet të kenë edhe rrugë të tjera për të qenë larg rrezikut, për të zgjidhur problemin e vdekjeve në det.

Agjencia i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ofrojë kanale të tjera ligjore për mbrojtjen e refugjatëve.

XS
SM
MD
LG