Lidhje

Të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë, e cila kërkon që Koreja e Veriut t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për shkak të situatës së të drejtave të njeriut.

Rezoluta jo-detyruese i bën thirrje Këshillit të Sigurimit që t’ja referojë Phenianin Gjykatës Ndërkombëtare për Krime kundër Njerëzimit. Rezoluta u miratua me 116 vota pro, 20 kundër dhe 53 abstenime.

Këshilli i Sigurimit do të diskutojë të hënën mbi të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut. Por nuk ka gjasa që t’ja referojë çështjen Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, ngaqë Kina, aleatja e vetme e Koresë së Veriut mund t’i verë vetën rezolutës, si një nga vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Por vetë votimi për rezolutën, do të shërbente për të theksuar më tej shkeljet e të drejtave të njeriut nga Pheniani dhe do të ushtronte presion të madh politik ndaj Pekinit.

XS
SM
MD
LG