Lidhje

SHBA: Sanksione të ashpra ndaj Phenianit


Masat e fundit të Këshillit të Sigurimit përqëndrohen tek veprimtaritë e paligjshme të diplomatëve të Koresë së Veriut

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice tha se një projekt-rezolutë e Këshillit të Sigurimit për të ndëshkuar Korenë e Veriut lidhur me provën e fundit bërthamore parashikon disa prej sanksioneve më të rënda të urdhëruara ndonjëherë nga Kombet e Bashkuara.

Masat përqëndrohen tek veprimtaritë e paligjshme të diplomatëve të Koresë së Veriut dhe marrëdhëniet bankare të Phenianit.

Pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit me 15 vende anëtare, Ambasadorja Rice tha se sanksionet do të pengojnë aftësinë e Koresë së Veriut për të zhvilluar më tej armët e saj bërthamore dhe programet e raketave balistike.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Kina kanë nënshkruar marrëveshjen. Ambasadori kinez Li Baodong i tha për Zërin e Amerikës se Uashingtoni dhe Pekini kanë disa pikëpamje të ndryshme, por ata janë dakord që Koreja e Veriut nuk duhet të lejohet të zhvillojë programin e saj bërthamor.
XS
SM
MD
LG