Lidhje

UNHCR dhe marrëveshja BE-Turqi për refugjatët


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha sot se është e shqetësuar se disa pjesë të marrëveshjes së propozuar mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për të frenuar rrjedhën e refugjatëve dhe të emigrantëve drejt Greqisë, duke përfshirë një kthim të mundshëm të tyre, mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Agjencia për refugjatë tha se disa aspekte të marrëveshjes së propozuar duhet të qartësohen. Megjithatë, ajo theksoi se është e shqetësuar për çdo marrëveshje që përfshin një kthim të të gjithë individëve nga një vend në një tjetër.

Ndërkohë, organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International kritikoi ashpër BE-në për mënyrën se si po e trajton krizën e emigrantëve.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ankaraja thanë sot se kishin arritur një marrëveshje paraprake që do të kthente me mijëra emigrantë që vijnë në Greqi nga Turqia. Udhëheqësit janë të sigurt se një marrëveshje e plotë mund të arrihet në një takim javën e ardhshme. Ata thanë se ranë dakord t'i japin Turqisë më shumë se 3 miliardë dollarë fonde shtesë për të ndihmuar në sistemimin e rreth 3 milion refugjatëve sirianë. Si shkëmbim, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për të lehtësuar kërkesat për viza për turqit dhe për shpejtimin e bisedimeve të pranimit të Ankarasë në BE.

XS
SM
MD
LG