Lidhje

Ligji i ri, Nishani me drejtuesit e Universiteteve


Debatet, presidenti takim përpara se të shprehet me dekret për për ligjin për Arsimin e lartë.

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani thirri sot një takim me drejtuesë të universiteteve publike dhe profesorë, për të dëgjuar mendimet e tyre për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë, i cili ka ngjallur shumë debate.

Në fillim të takimit zoti Nishani shpjegoi se e kishte kërkuar këtë bisedim me përfaqësuesë të universiteteve, përpara se te shprehet me dekret, mbi ligjin e miratuar javën e shkuar me votat vetëm të së majtës. Ai nënvizoi se do të mbajë parasysh dy element thelbësorë që sipas tij kanë të bëjnë me të drejtën kushtetuese për arsimimin dhe atë të autonomisë universitare.

Pjesa dërrmuese e të pranishmëve në mbledhje kundërshtuan me forcë ligjin I cili sipas tyre shkatërron sistemin universitar, duke cënuar autonominë dhe pavarësinë e tij. Sipas profesor Artan Fugës, disa borde të ndryshme të parashikuar nga ligji, ndërtohen me anëtarë që emërohen dhe shkarkohen direkt nga kryeministri, ndërkohë që sipas tij edhe tarifat e parashikuara janë shumë të larta për studentët shqiptarë.

Shqetësimet e shprehura nga grupe të ndryshme pedagogësh janë mbështetur dhe nga opozita e cila ka paralajmëruar dhe ankimim në kushtetuese, ndërkohë që qeveria e konsideron ligjin si një reformë revolucionarizuese për sistemin universitar.

XS
SM
MD
LG