E hënë, 30 mars, 2015

Lajme

Administrata Obama dhe avionët pa pilot

Kandidati i Presidentit Obama për postin e drejtorit të CIA-s tha se sulmet me avionë pa pilot janë ndërmarrë në përputhje me ligjet federale

x
Michael Bowman
Kandidati i Presidentit Barak Obama për postin e drejtorit të CIAs tha se sulmet me avionë pa pilot janë ndërmarrë në përputhje me ligjet federale. John Brennan, aktualisht këshilltar i Presidentit për anti- terrorizmin, ishte dje në një seancë konfirmimi të Komisionit të Senatit për Zbulimin. Ai merret në pyetje pak ditë pas daljes në publik të një memorandumi ku justifikohen arsyet për sulmet me avionë pa pilot kundër shtetasve amerikanë jashtë vendit, që dyshohen për terrorizëm.

 Avionët amerikanë pa pilot kanë vrarë disa të dyshuar si terroristë në vende të tjera, duke përfshirë shtetasin amerikan Anwar al-Awlaki. Por përsa i përket miratimit të sulmeve kundër shtetasve amerikanë, Senatori demokrat Ron Wyden thotë se është i shqetësuar. Ai thotë se në këtë rast, Presidenti Obama po vepron njëkohësisht si gjykatës dhe si ekzekutor.
 
 “Ajo që më shqetëson është ideja për t’i dhënë presidentit pushtet të pakufizuar për të vrarë amerikanë  pa kaluar nëpër sistemin e kontrollit dhe balancës. Çdo amerikan ka të drejtën të dijë se kur qeveria e tij beson se ka leje për ta vrarë”.
 
Në dëshminë e tij në seancën e konfirmimit, kandidati për postin e drejtorit të CIA-s, John Brennan mbrojti programin e sulmeve me avionë pa pilot.
 
 “Ne ndërmarrim veprime të tilla vetëm si masë të fundit për të shpëtuar jetën e njerëzve kur nuk ka alternativë tjetër për veprime që do të neutralizonin kërcënimin”.
 
Debati u ndërpre nga protestuesit që dënonin vrasjen e civilëve të pafajshëm gjatë sulmeve me avionë pa pilot.
 
Zoti Brennan tha se publiku amerikan është keqinformuar për këto lloj sulmesh dhe shtoi se CIA preferon t’i kapë të gjallë terroristët.
 
 “Kurrë nuk kam besuar se është më mirë të vritet një terrorist se sa të kapet. Ne duam të arrestojmë sa më shumë terroristë që të jetë e mundur, pasi në këtë mënyrë mbledhim të dhëna zbulimi dhe parandalojmë aktet teroriste”.
 
Për sa i përket trajtimit të të ndaluarve, zoti Brennan tha se taktika e simulimit me mbytje është e papranueshme.
 
 “Është diçka që duhet të ishte ndaluar kohë më parë, nuk duhet të ishte zbatuar kurrë”.
 
Avionët pa pilot janë mjete asgjësimi me kosto të ulët, siç thotë eksperti Christopher Swift.
 
“Thjesht nga pikëpamja e operacioneve anti-terroriste, avionët pa pilot kanë treguar se janë mjete shumë efikase në Pakistan dhe Jemen”.
 
Por përdorimi i tyre ka koston e vet, ato nxisin ndjenja anti-amerikane tek vendasit.
 
“Përdorimi i forcës sonë në vendin e dikujt tjetër krijon pakënaqësi politike ose shton shqetësimet për kolonializëm apo imperializëm amerikan. Kjo përforcon nocionin se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me Islamin, çka është tepër problematike për ne”.
 
Nëse konfirmohet, zoti Brennan do t'i zerë vendin si drejtor i CIA-s gjeneralit David Petreas, i cili dha dorëheqjen për shkak të publikimit të marrëdhënieve të tij jashtëmartesore.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Luftëtarët e Shtetit Islamik

Analistët thonë se strategjia e ISIS është të vendosë në plan të parë luftëtarët e huaj
Më tepër

Kalaja Rozafa, pjesë e trashëgimisë kulturore

Kalaja Rozafa, një nga më të njohurat në Shqipëri, dëshmon për historinë e hershme të një prej qyteteve më të rëndësishme të vendit, Shkodrës
Më tepër

Këshilli i Mandateve dëgjon të martën shpjegimet e Mark Frrokut

Prokuroria kërkon leje ta arrestojë atë Frrokun, si i dyshuar për krime jashtë vendit
Më tepër

Zgjedhjet vendore në Francë

Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme i Marine Le Pen doli në vend të dytë me 25 për qind të votave në raundin e parë javën e kaluar
Më tepër

Shuhen dritat për Orën e Tokës

Struktura ndër më të njohurat dhe historike në qytete në gjithë botën, u zhytën në errësirë për Orën e Tokës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the public react as the ceremonial gun carriage bearing Singapore's late former prime minister Lee Kuan Yew passes by during his funeral procession in Singapore. Tens of thousands of mourners braved torrential rain while howitzers fired a 21-gun salute and jet fighters screamed across the sky as Singapore staged a grand farewell for its founding leader.
  • An official of the Independent National Electoral Commission retrieves documents from presidential election ballot boxes in Katsina state. Nigeria's closely fought general elections were forced into a second day after failures in controversial new technology snarled the polling, including for President Goodluck Jonathan.
  • Pope Francis celebrates Palm Sunday Mass in St. Peter's Square at the Vatican.
  • This combination photo shows the Eiffel Tower with its usual lighting (L) and after the lighting was switched off (R) in celebration of Earth Hour in Paris, France, March 28, 2015.
  • (L to R) Jesse Tyler Ferguson, Rico Rodriguez, Sarah Hyland and Ariel Winter are slimed while accepting the award for Favorite Family TV Show for "Modern Family" during the 2015 Kids' Choice Awards in Los Angeles, California, March 28, 2015.
  • Palestinian protesters run from tear gas canisters launched by Israeli troops during clashes following a protest marking Land Day in the West Bank village of Nabi Saleh near Ramallah, March 28, 2015. Palestinians mark Land Day on March 30, the annual commemoration of protests in 1976 against Israel's appropriation of Arab-owned land in the Galilee.
  • Hooded penitents from "La Borriquita" brotherhood take part during a Holy Week procession in Cordoba, Spain.
  • An empty street in Sierra Leone is seen, as the country enters the third and final day of a three-day countrywide lockdown on movement of people to combat the Ebola virus in the city of Freetown, Sierra Leone.
  • People row their boats in the Imperial moat under a canopy of the cherry blossoms in Tokyo, Japan.
  • Revelers throw colored corn starch into the air as they celebrate the 2015 Holi (Festival of Colors) at the Krishna Temple in Spanish Fork, Utah, USA, March 28, 2015.
  • A man pulls his camel as he sits in an auto rickshaw during a dust storm in the western Indian city of Ahmedabad, India.
  • A woman jumps into an icy water tank during the Tough Mudder 10-12-mile obstacle challenge in San Bernardino, California, USA, March 28, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.