E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA, vendime më të vështira financiare

Kryesorja mes tyre është nëse do të rritet edhe një herë kufiri i huamarrjes.

Presidenti Obama me ligjvënësit kryesorë në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Obama me ligjvënësit kryesorë në Shtëpinë e Bardhë
Madhësia e gërmave - +
Edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe republikanët në Kongres arritën një marrëveshje mbi taksat dhe shpenzimet, ata i presin debate më të ashpra në javët e ardhshme mbi çështjet financiare që kanë anashkaluar.
 
Dhoma e Përfaqësuesve shqyrtoi dje nëse t’i japë pëlqimin një mase të miratuar nga Senati për të mbajtur normën e taksave për pothuajse të gjithë punëtorët amerikanë në nivelet aktuale, ndërsa çiftet me më shumë se  shumë se 450.000 dollarë të ardhura në vit të paguajnë taksë më të lartë. Por edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton për të, Presidenti Barak Obama dhe kundërshtarët e tij politikë në Kongres së shpejti do të përballen me vendime të diskutueshme financiare që kanë provuar se janë të vështira për t'u zgjidhur në dy vitet e fundit.
 
Kryesorja mes tyre është nëse do të rritet edhe një herë kufirin e huamarrjes.
 
Shtetet e Bashkuara arritën tavanin e borxhit aktual prej 16 presje 4 trilionë dollarësh - të hënën. Sekretari i Thesarit Timothy Geithner thotë se vendi do të jetë në gjendje për të paguar faturat edhe për dy muaj, por pastaj do të ketë nevojë për të rritur kufirin e huamarrjes, përndryshe do të përballet me një rrethanë të paparë - pamundësinë për të përmbushur disa prej detyrimeve financiare.
 
Një vit-e-gjysmë më parë, republikanët në Kongresit e pranuan disi kufirin aktual të borxhit, por vetëm pasi detyruan kryerjen e shkurtimeve të mëdha të shpenzimeve qeveritare, që janë përcaktuar të hyjnë në fuqi ditën e Vitit të Ri. Me pasigurinë ekonomike në mes të vitit 2011, një firmë e shërbimeve financiare uli vlerën e kreditit të Shteteve të Bashkuara.
 
Por në vend të një kompromisi në ditët e fundit për pakësimin e shpenzimeve në programet e brendshme dhe të mbrojtjes, Shtëpia e Bardhë dhe republikanët në Kongres e shtynë këtë çështje për dy muaj. Ky veprim do të shtyjë edhe marrjen e vendimeve shumta - të tilla si; sa duhen shpenzuar në kujdesin shëndetësor dhe në programet e pensioneve - në të njëjtën kohë me vendimin mbi tavan e borxhit.
 
Pastaj, në fund të marsit, qeveria do të ballafaqohet me vendimet buxhetore për periudhën 12-mujore që filloi tetorin e kaluar, vendime që u shtynë për shkak të zgjedhjeve presidenciale.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive