Lidhje

SHBA: Të paktën 17 të vdekur nga shirat dhe vërshimet


Numri i të vdekurve për shkak të shirave të rrëmbyer dhe vërshimeve në shtetet jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara, Teksasit dhe Oklahomës, ka arritur në të paktën 17 vetë.

Katër prej viktimave ishin nga Hjustoni i Teksasit, ku pati shira deri në 30 centimetra gjatë periudhe 6-orëshe midis të hënës dhe të martës.

Vërshimet shkaktuan trafik të ngarkuar, deri në ngecje, në një autostradë të rëndësishme të shtetit, duke i detyruar mijëra vetë t’i braktisin automjetet e tyre.

Kryetarja e Bashkisë, Annalise Parker, tha se rreth 4 mijë shtëpi kanë përsuar dëme të mëdha nga vërshimet. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka deklaruar gjendjen e emergjencës për rreth 40 distrikte në mbarë shtetin. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka mundësi që të ketë stuhi gjatë pjesës tjetër të javës në Hjuston.

XS
SM
MD
LG