Lidhje

Pentagoni: Irani ndaloi dy barka të marinës amerikane


Ekuipazhi i dy barkave të vogla të marinës amerikane është ndaluar nga Irani, por zyrtarët e Pentagonit thanë se janë siguruar nga Teherani se ekuipazhi dhe barkat do të kthehen shume “shpejt”.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës të martën se janë gjithsej dhjetë marinarë dhe dy barka që po udhëtonin ndërmjet Kuvajtit dhe Bahrejnit, kur u humb kontakti me ta.

Washingtoni ishte në komunikim me iranianët të cilët janë zotuar që “së shpejti do të lejohen të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, sipas zyrtarit të lartë të mbrojtjes.

Zyrtarët amerikanë thanë se incidenti ndodhi në Gjirin Persik në afërsi të ishullit Farsi.

Lajmi vjen pak kohë pasi që zyrtarët amerikanë akuzuan Iranin për prova “shumë provokuese” me raketa afër anijeve amerikane që po kalonin nëpër ngushticën e Hormuzit.

XS
SM
MD
LG