Lidhje

SHBA: Vritet i dyshuari për sulmin në Bengazi


Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se një sulm ajror javën e kaluar në veri të Irakut vrau një të dyshuar të Shtetit Islamik të përfshirë në sulmin e vitit 2012 në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku humbën jetën katër amerikanë, përfshi ambasadorin Christopher Stevens.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren tha se sulmi i 15 qershorit në Mosul vrau Ali Awni al-Harzin, që punonte nga afër me ekstremistët e grupit Shteti Islamik në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi Warren e cilësoi al-Harzin si "person me interes" në sulmin e Benghazit pa dhënë hollësi të tjera për natyrën e përfshirjes së tij në të.

"Vdekja e tij degradon mundësinë e ISIL-it për të integruar xhihadistët në Afrikën Veriore në luftimet në Siri dhe Irak dhe heq një xhihadist me lidhje afatgjata me terrorizmin ndërkombëtar”, tha zoti Warren në një deklaratë.

Departamenti i Shtetit dhe Kombet e Bashkuara e kishin vendosur al-Harzin në listen e teroristëve. Sipas tyre ai u bashkua me organizatën Ansar al-Sharian në Tunizi në vitin 2011, dhe më pas ndihmoi në rekrutimin e luftëtarëve dhe dërgimin e tyre në Tunizi dhe Siri ndërsa kontrabandonte gjithashtu armë në Tunizi.

XS
SM
MD
LG