Lidhje

Militantët në Siri lirojnë gazetarin e marrë peng


Militantët me lidhje me Al-Kaidën në Siri liruan një gazetar amerikan të marrë peng për dy vjet, vetëm disa ditë pasi një tjetër grup islamik vrau gazetarin tjetër amerikan, James Foley.

Rrëmbyesit ja dorëzuan të dielën Peter Theo Curtis-in paqeruajtësve të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit dhe këta të fundit ja dhanë më pas në dorëzim zyrtarëve amerikanë.

Katari ndihmoi, duke ndërmjetësuar në lirimin e gazetarit Curtis. Kushtet e sakta të lirimit të tij nuk janë të qarta.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Barack Obama ndan me njerëzit e tjerë gëzimin e lirimit të Curtisit dhe se do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet për lirimin e pengjeve të tjera në Siri.

Curtis, i cili shkruan gjithashtu me emrin Theo Padnos, është nga Bostoni; ai është autor librash, si dhe shkruan për revista të ndryshme amerikane

Grupi “Nusra Front” me lidhje me Al-Kaidën e rrëmbeu gazetarin në Siri në viti 2012. Ai është njëri nga disa grupet islamike që luftojnë për përmbysjen e qeverisë siriane.

XS
SM
MD
LG