E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

SHBA thirrje Kosovës, Serbisë për fleksibilitet

U.S. Deputy Secretary of State William Burns speaks during a press conference at Rafik Hariri International Airport in Beirut, Lebanon, July 13, 2012.U.S. Deputy Secretary of State William Burns speaks during a press conference at Rafik Hariri International Airport in Beirut, Lebanon, July 13, 2012.
x
U.S. Deputy Secretary of State William Burns speaks during a press conference at Rafik Hariri International Airport in Beirut, Lebanon, July 13, 2012.
U.S. Deputy Secretary of State William Burns speaks during a press conference at Rafik Hariri International Airport in Beirut, Lebanon, July 13, 2012.
Madhësia e gërmave - +
Nën sekretari amerikan i Shtetit William Burns, shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Nën Sekretari i Shtetit William Burns bisedoi të martën në telefon me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç për t’i përshëndetuar për rolin udhëheqës që po luajnë gjatë këtyre bisedimeve.

Nën Sekretari Burns u bëri thirrje të dy palëve të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta dhe të jenë fleksibël për arritjen e një zgjidhjeje që u shërben interesave të popujve të të dy vendeve si dhe të rajonit në tërësi.

Sipas zëdhënësit amerikan, të dy kryeministrat e siguruan diplomatin e lartë amerikan se ata janë të angazhuar të punojnë në mënyrë konstruktive gjatë këtij procesi bisedimesh nën drejtimin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt realizimit të aspiratave të tyre evropiane.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatbardh Doci S:C: nga: New York
28.02.2013 04:16
Mire do te ishte qe ne keto bisedime shume delikate te merrte pjese dhe ndermjetsusi asnjeanes nga ana e SHBA.
Europa asnje here nuk ka mbajtur qendrim te d r e j t e e parimore ndaj shqiptarve.
Ato qendrime te pa drejta te Europes e kana bere kombin shqiptare te shperndare ne 5 shtet.
Kane lene jasht kufive mbi 75% te popullsie e73% siperfaqes tokes.
Po te mos kishte nderhy America me aleatet e NATON sote nuk do kishte Kosove sepse 1 miljon banor u perzune,ata nuk do ti lejonte serbia te kthehashin ose do ti conte puntore me meditje
ne vendet pa banuara shumadi ose Negotine.
Por fal Americes qe sa here ngrihen opsione per ndarje ,ose shkembin territoresh Amerca deklaron ska prekje te integritetit territoria te Kosoves ska ndarje ase bashkime.
Po te fillojne kjo pune ndarje apo shkembim ballkani ngelet nje lindje e mesme Fuci baruti
Por besojm e shpresojm te nensekretari Honorable MR.William Burns aleati i pa lekundur America..


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
28.02.2013 02:15
Thaqi me dialog teknik dorzoj Repuliken gjersa me dialog politik do te dorzoj edhe pamvaresin.Rrespekt per Ameriken por Bashkimi Europjan Serbija Kina dhe Rusija nuk njohin Repuliken e Kosoves dhe nuk ka nji zgjedhje qe do te jete ne interes te Kosoves dhe Serbis.Serbija ka alternaiv politike dhe diplomatike te qaret gjersa Repulika e Kosoves nuk ka alternativ politike por po i bindet diktatit te Serbis.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive