Lidhje

Tre të vrarë në një kinema në Louisianë


Një 58 vjeçar qëlloi mbi shikuesit në një kinema në qytetin Lafayette të Louisinias.

Një person i armatosur hapi zjarr të enjten në një kinema në Louisiana, duke vrarë dy veta dhe plagosur shtatë të tjerë, para se të vriste veten.

Zyrtarët e qytetit Lafayette, thonë se e dinë identitetin e sulmuesit, por nuk dhanë më shumë hollësi përveç faktit se ai është një 58 vjeçar.

Disa perona janë të plagosur rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar plagë që nuk rrezikojnë jetën e tyre.

Më shumë se 100 veta ishin në kinema kur filluan të shtënat.

Presidenti Barack Obama tha të enjten në një intervistë për BBC-në disa orë para sulmit se ishte i mërzitur për shkak të dështimit për të kaluar ligjet për armët.

Shefi i policisë në Lafayette, Jim Craft, tha se policia ishte afër kinemasë dhe kjo mundësoi veprimin e tyre brenda një minute.

Policia u vendos edhe në kinematë e tjera pas të shtënave si masë parandaluese, por nuk pati sulme të tjera.

Guvernatori i Louisianas, Bobby Jindal, tha se sulmi duket si një akt i rastësishëm dhune mbi familjet që kishin dalë për një natë argëtimi.

Tash për tash nuk dihet asgjë për motivet e mundshme të sulmit.

XS
SM
MD
LG