Lidhje

Protesta kundër dhunës policore në SHBA


Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën dje në Nju Jork, Uashington dhe qytete të tjera amerikane për të protestuar kundër vrasjeve nga policia të afrikano-amerikanëve të paarmatosur, duke kërkuar reforma në sistemin e zbatimit të ligjit.

Të afërmit e katër personave të vrarë në incidente gjatë dy viteve të fundit, Michael Brown, Eric Garner, Tamir Rice dhe Trayvon Martin, morën pjesë në protestën e Washingtonit, nën moton "Drejtësi për të gjithë."

Disa mijëra njerëz marshuan nga zona rreth Shtëpisë së Bardhë për në selinë e Kongresit. Disa prej tyre mbanin shenja ku lexohej: Jetët e afrikano-amerikanëve kanë rëndësi. Pranë Kongresit ata dëgjuan fjalime nga anëtarët e familjeve. Foli gjithashtu aktivisti Al Sharpton, organizator i protestës.

Një demonstratë e madhe u zhvillua edhe në Nju Jork, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG