E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Ekonomi

SHBA: Shenja pozitive të rimëkëmbjes ekonomike

Qeveria tha se numri i amerikanëve të papunë që paraqitën për herë të parë kërkesë për asistencë papunësie ra javën e kaluar në pikën më të ulët në pesë vjet

x
Madhësia e gërmave - +
Dy raporte të reja japin shenja pozitive për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Qeveria tha sot se numri i amerikanëve që paraqitën për herë të parë kërkesë për ndihmë papunësie ra javën e kaluar në pikën më të ulët në pesë vjet.

Ndërkaq, kompanitë amerikane filluan punën për ndërtimin e numrit më të madh të shtëpive të reja që nga viti 2008. James Glassman, ekonomist pranë një prej bankave më të mëdha të vendit, JP Morgan Chase, i tha Zërit të Amerikës se “është lajm i mirë që ringjallja ekonomike po fillon”.

Departamenti i Punës thotë se 335 mijë punonjës kërkuan asistencë nga qeveria. Kjo shifër pasqyron një ulje prej 37 mijë kërkesash krahasuar me një javë më parë.

Punësimet sezonale mund të kenë kontribuar në këtë rënie të ndjeshme. Gjithsesi, prirja e përgjithshme e tregut të punës është drejt përmirësimit.

Analistët thonë se rënia e numrit të kërkesave për asistencë mund të jetë një tregues që punëdhënësit po pushojnë më pak punëtorë dhe jo domosdoshmërisht që po marrin në punë më shumë njerëz.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Artisti JR pushton Times Square-in e Nju Jorkut

Ai fitoi çmimin prestigjioz TED dhe e përdori shumën që të krijonte galeri gjigande portretesh nëpër qytete të ndryshme të botës
Më tepër

Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive