Lidhje

SHBA akuzojnë Rusinë për sulme ndaj Ukrainës


Shtetet e Bashkuara po e akuzojnë përsëri Russinë se po përzihet në punët e Ukrainës lindore, këtë herë duke hedhur raketa ndaj forcave ukrainase nga ana ruse e kufirit.

...Në Ukrainën lindore, tanket zenë pozicion, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një tjetër konfrontim me separatistët që kanë mbështetjen e Rusisë.

Tani zyrtarët në Uashington thonë se kanë prova të tjera, se këta separatistë janë duke marrë ndihma të tjera nga Moska.

Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit Marie Harf:

"Kemi të dhëna të reja se rusët synojnë t'u dërgojnë raketahedhëse më të rënda dhe më të fuqishme forcave separatiste në Ukrainë. Kemi gjithashtu të dhëna se Rusia është duke qëlluar me artileri, duke sulmuar pozicionet ushtarake ukrainase."

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi se ka informacione zbulimi, sipas të cilave ushtria ruse ka qëlluar me raketë për disa ditë me radhë në Ukrainë. Ai tha se ka një "shkallëzim të qarë" të luftimeve.

Këto thënie nuk janë diçka e re. Javën e kaluar, zyrtarët e NATO-s zbuluan video amatore të publikuara në Internet - në video shfaqen ato që thuhet se janë raketahedhëse masive ruse, duke qëlluar nga Rusia në Ukrainë.

Edhe zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Rusinë se qëllon jo vetëm me artileri, por edhe me raketa tokë-ajër në Ukrainë, duke rrëzuar disa avionë luftarakë ukrainas.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov i hodhi poshtë të mërkurën këto thënie.

Ai tha se Rusia ka regjistruar nëntë raste kur forcat ukrainase kanë qëlluar me predha në territorin rus në qershor dhe korrik dhe ai fajëson Kievin për të paktën një të vrarë.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s thonë se megjithë mohimet, Rusia tani ka dërguar rreth 12 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, vetëm rreth 10-15 kilometra larg territorit ukrainas.

Një zyrtar ushtarak i NATO-s thotë se veprimet e kohëve të fundit të Moskës mund të kenë lidhje me humbjet e elementëve në Ukrainë që kanë mbështetjen e Rusisë, si dhe me një "dëshirë" ruse për ta zgjatur konfliktin."

XS
SM
MD
LG