E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Vetëvendosje përkujton 10 shkurtin 2007

Udhëheqësit e lëvizjes thanë sot se do të kërkojnë drejtësi për dy veprimtarët e vrarë, ndërsa akuzuan autoritetet ndërkombëtare për fshehjen e krimit dhe lirimin e policëve rumunë

Madhësia e gërmave - +
Në Prishtinë, lëvizja Vetëvendosje përkujtoi sot ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007, kur dy veprimtarë të saj, Mon Balaj e Arben Xheladini, humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë së Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e një proteste të kësaj lëvizjeje, e cila kundërshtonte negociatat për statusin politik të Kosovës.

Hetimet, të cilat u drejtuan nga prokurori amerikan Robert Dean, vërtetuan se të dy ata ishin qëlluar me plumba gome nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut. Mirëpo, policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve.

Rreth 80 protestues pësuan plagë gjatë ndërhyrjes së policisë, ndërsa pati edhe shumë të arrestuar.

Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje thanë sot se do të kërkojnë drejtësi për dy veprimtarët e vrarë, ndërsa akuzuan autoritetet ndërkombëtare për siç thuhet fshehjen e krimit dhe lirimin e policëve rumunë, që ishin përgjegjës për përdorimin e plumbave të gomës me afat të skaduar.
Gjatë asaj proteste ishte kundërshtuar plani i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit një vit më vonë, Kosova shpalli pavarësinë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta cilësojë atë plan si një kompromis të dëmshëm për Kosovën, ndërsa edhe sot ajo kundërshton çfarëdo lloj bisedimesh të pakushtëzuara me Beogradin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
10.02.2013 19:42
Kosova ka nje levizje te tille qe merr ne mbrojtje qytetarin nga paudhësite e shtetit dhe te politikes. Ne në Shqiperi jemi ne pike te hallit. Qytetari nuk e ka kete privilegj. Nese ne regjimin diktatorial ndokush e çonte ne mend te dilte kunder shtetit, e ekzekutonin. Sot e heqin nga puna, ia presin buken e gojes dhe nuk e ekzekuton qytetarin po e shtyn ate të beje vetvrasje. Politika evropian më shume sodit e bë sehir, sesa nderhyn per t'i dhene qytetarit shqiptar te drejten e nje qeverie dhe politike demokratike. Evropa po eksperimenton me Shqiperine. Kjo duhet te marre fund pasi ata qe perfitojne jane ata qe e kane rrenuar vendin dhe ata qe humbasin jane qytetaret.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive