E shtunë, 04 korrik, 2015

Lajme / Ballkani

Ndërkombëtarët për viktimat e 21 janarit 2011

KryeministriaKryeministria
x
Kryeministria
Kryeministria

Në Shqipëri, në prag të dy vjetorit nga ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit përpara godinës së qeverisë ku humbën jetën, të goditur me armë zjarri, katër manifestues të opozitës, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ambasadori amerikan dhe ai i OSBE-së në Tiranë, bënë thirrje mbrëmë për një proces gjyqësor të bësueshëm e të lirë nga ndërhyrjet politike që të japë drejtësi për viktimat dhe një shpjegim të plotë të ngjarjes.

  

Dy vjet më parë protesta e opozitës kundër qeverisë përpara zyrave të saj në bulverdin kryesor të kryeqytetit, u kthye në një përleshje të dhunshme mes manifestuesve dhe forcave të policisë, duke përfunduar me një bilanc tragjik. Katër protestues mbetën të vrarë ndërsa nga brenda rrethimit të godinës qeveritare, forcat e gardës kishin nisur përdorimin e armëve të zjarrit.
 

Hetimet të cilat zgjatën më shumë se një vit, u mbyllën pas ekspertizës së realizuar nga FBI-ja amerikane. Ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe shoferi i tij, si dhe përgjegjësi i taknologjisë në kryeministri u arrestuan. Zoti Prendi u akuzua për vrasjen e një prej protestuesve. Një tjetër oficer i gardës, Agim Llupo, i arrestuar që në 2011 po ashtu u akuzua për vrasje. Procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon ende. Në qeli është vetëm oficeri Llupo. Ish komandanti është në gjendje të lirë sikurse dhe shoferi i tij, i akuzuar për fshehja të provave. Ndërsa përgjegjësi i teknologjisë Armando Kasaj, u lirua nga akuzat se kishte fshirë pamjet filmike nga kamerat në godinën e qeverisë dhe u shpall i pafajshëm. Nën hetim përfunduan edhe tre deputetë të partisë socialiste, të dyshuar për organizimin e veprimeve të dhunshme, por hetimi ndaj tyre u mbyll pasi përfituan nga aministia me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

 

Ndërsa të hënën e ardhshme mbyshen dy vjet nga kjo ngjarja ambasada amerikan në Tiranë, përmes një deklarate u shpreh mbrëmë se të gjithë ata që u vranë dhe u lënduan gjatë asaj proteste “ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme”. Deklarata nxit zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike”, nënvizohet në deklaratën e ambasadës amerikane, ndërsa i bëhet thirrje”të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit”.

 

Thirrje për drejtësi për vrasjen e protestuesve ka bërë edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth. Viktimat dhe të lënduarit, thekson ai “meritojnë drejtësi, bazuar në një hetim të lirë, të pandikuar nga politika dhe një proces gjyqësor të besueshëm e të shpejtë". Ambasadori Wollfarth shton se "Llogaridhënia dhe shteti i së drejtës janë elemente thelbësore të demokracisë dhe, si të tilla, janë parakushte për përparimin e mëtejshëm të aspiratave evropiane të Shqipërisë".

 

Ndërsa u shfaq optimiste pas publikimit te ekspertizës së FBI-së opozita socialiste nuk e ka fshehur mosbesimin e thellë për ecurinë e procesit gjyqësor. Nga ana e saj, shumica e cila nuk është tërhequr nga vlerësimi i saj se ngjarjet e 21 janarit ishin një përpjekje për grusht shteti, vazhdon të mbajë në këmbë komisionin hetimor parlamentar të ngritur vetëm me përfaqësuesit e saj, ndonëse ai praktikisht nuk kryen asnjë aktivitet.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Visar nga: usa
18.01.2013 17:22
Shteti i se Drejtes duhet te funksionoje edhe per pronat qe Berisha 22 vite me pare u grabiti pronareve te ligjshem.
Perse BE dhe SHBA nuk i kerkojne qeverise se Shqiperise edhe respektimin e te drejtes themelore te njeriut, te drejtn e prones.


nga: Petrit
18.01.2013 13:28
Te vendoset drejtesi per ngjarjet e 21 janarit.
Nje e thene me nje te bere e ndan mes nje lume i tere,thote nje fjale e urte popullore.
Pershendes thirrjen per kujtese e nderim ne mbrojtje te ligjit,te bere nga perfaqesuesit komunitetit nderkombetare dhe ambasadori amerikan dhe ai i OSB-ese per per kete ngjarje sa te dhimshme aq dhe makabre qe vrasesi serial Sali Berisha me sozi i shkatoje shqiptareve.
Zoterinj te komunitetit nderkombetare si brenda dhe jashte Shqiperise vrasja e 4 demostruesve perballe istitucionit te qeverise se votave te grabitura berishjane,vjen si pasoje e mos ndeshkimit te krimeve ne vite qe kane doren dhe vulen e Sali Berishes,si kontrabanda e armeve dhe e naftes me kryekriminelet e ish Jugosllavise si,Milloshevici,Karaxhic,mlladic e arkanin me shoke qe nane pas mbi 3000 te vrare gjate lufte per pushtet e para te piset me c'do forme e cmim me 1997,apo djegja e istitucionit te qeverise dhe pushtimi i RTSH-se e grabitja e shume istitucioneve me 1998,flasin per nje krim ne vazhdim dhe nje dore te fshehte por te dukshme politike pas saj.
Lus Zotin qe komuniteti nderkombetare ta marre seriozisht dhe te ndale doren gjakatare kriminale e korruptive qe ne vite po riciklon me dhunen e pushteteve vetem boten e krim-korrupsionit-politik,komunisit dhe pjellave te saj.
Jane mira nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin ne vite drejtesi.
ME MIRE VONE SE KURRE,THOTE POPULLI.
DREJTESI E VONUAR DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI,NJE THIRRJE SA NJEREZORE E PATRIOTIKE AQ DHE LIGJORE NE MBROJTJE TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT TE DHUNUAR DHUNSHEM NGA TE TRE PUSHTETET DERI ME SOT NE SHQIPERI.


nga: shqiptar
18.01.2013 09:26
Sigurisht qe pasojat e 21 janarit qe perfunduan me vdekjen e 4 personave eshte nje ngjarje teper e rende.
Por ne kete shkrim me duket se po flitet vetem per pasojat duke injoruar fare shakun.
Organizatoret e 21 janarit ishin shprehur publikisht se do ta permbysim qeverine edhe me viktima.
Ishte dobesia e shtetit ne vitin1997 qe nuk ariti te mbroje institucionet, qe coi ne mijra viktima.
Ne 21 janar u mbrojt shteti nga dhuna.
Po hetohet ne menyre te njeaneshme nese ka vepruar apo jo ne menyre te ligjeshme garda, por po lihet fare menjane hetimi i atyre qe e krijuan kete mynxyre.


nga: Anonim
18.01.2013 09:05
Ngjarjet tragjike te 21 janarit ku u vrane 4 shqipetare ne menyre te pafajshme kerkojne drejtesi familjaret per kete gjeme qe i gjeti familjet e tyre..FBI beri ekspertizen e ngjarjes te 21 janarit dhe eshte kohe historike qe drejtesia te jete e pavarur dhe te mos kete ndikim nga politika,po te kete vullnet nga Kryprokuroeri Adriatik LLalla dhe Presidenti Nishani ,kjo ngjarje zbardhet ne kundert do te shkoje ne kalendrat greke..per 22 vjet demokraci kemi lufte mediatike dhe drejtesi e munguar ..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
04.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Bisedime Kerry-Zarif në Vjenë

Komentet e drejtuesit të agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore kanë nxitur optimizëm për mundësinë e një marrëveshjeje mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore
Më tepër

Anija e lirisë

Një replikë e anijes së shekullit të 18-të udhëton drejt porteve amerikane
Më tepër

Liberalizimi i vizave për Kosovën

Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku thotë se institucionet e vendit i kanë përmbushur të gjitha kriteret ndërsa pret përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian
Më tepër

Fluturim historik i avionit me energji diellore

Avioni përfundoi një fluturim historik përmes Oqeanit Paqësor, nga Japonia për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të bëjë tani një numër ndalesash
Më tepër

Varufakis fajëson kreditorët për krizën greke

Ministri grek i financave Yanis Varoufakis ka akuzuar kreditorët e Greqisë për terrorizëm
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A street seller teaches a boy how to make soap bubbles, on Piazza del Popolo, a touristic square in central Rome, Italy, at sunset on July 2, 2015.
  • Yozhik, a male Himalayan bear, sits while an employee cools him with a stream of water at the Royev Ruchey zoo on the suburbs of the Siberian city of Krasnoyarsk, Russia.
  • Indian Muslims offer prayers after breaking their fast during the holy month of Ramadan at Jamai Masjid in Hyderabad.
  • A crying elderly man is assisted by an employee and a policeman outside a national bank branch as pensioners queue to get their pensions, with a limit of 120 euros, in Thessaloniki, Greece.
  • People are reflected on a building as they take part in a pro-EU demonstration in Iraklio on the island of Crete, Greece, July 2, 2015.
  • Patrons make their way in the rain to the 18th hole during the second round of the Greenbrier Classic at the Old White TPC in White Sulphur Springs, West Virginia.
  • A girl plays under the waterfall at the fun bath in Endenich, a suburb of Bonn, western Germany.
  • Britain's Camilla, Duchess of Cornwall, speaks with Imogen Davis, owner of Rufus the hawk, during her visit to the Wimbledon Tennis Championships in London, July 2, 2015.
  • An image made available by propaganda Islamist media outlet Welayat Halab on July 2, 2015 allegedly shows an Islamic State (IS) group fighter destroying ancient artifacts smuggled from the Syrian city of Palmyra, a 2,000-year-old metropolis and an Unesco world heritage site.
  • Team Sky with Britain's Christopher Froome trains on their time-trial bicycles near Utrecht, Netherlands, one day ahead of the start of the three-week-long Tour de France.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.