E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Bota

Mbi 1 miliardë aziatikë festojnë Vitin e Ri Hënor

Në Pekin viti i ri u shënua me koncerte deri në mesnatë, ku ishin ftuar një numër artistësh me famë botërore, mes tyre Celine Dion, e cila këndoi në kinezçe këngën tradicionale “Lulja e Jaseminit”

x
Madhësia e gërmave - +
Më tepër se një miliardë aziatikë në mbarë botën janë duke festuar Vitin e Ri  Hënor, ose Vitin e Gjarpërit sipas Kalendarit Zodiak, me fishekzjarre, darka dhe vizita tek familjarët. Për shumë kinezë kjo është e vetmja festë e vitit.

Në Pekin viti i ri u shënua  me koncerte deri në mesnatë, ku ishin ftuar një numër artistësh me famë botërore, mes tyre Celine Dion, e cila këndoi në kinezçe këngën tradicionale “Lulja e Jaseminit”.

Por shfaqja me fishekjarre këtë herë ishte pa zhurmën karakteristike, për shkak të shqetësimeve të qeverisë kineze për nivelet rekord të ndotjes.

Në Kinë tradicionalisht, gjarpri i Kalendarit Zodiak shihet si simbol i mençurisë, pasurisë dhe jetëgjatësisë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive