E shtunë, 29 gusht, 2015

Lajme / SHBA

100-vjetori i pavarësisë në Kongresin amerikan

Anëtarë të Kongresit amerikan dhe personalitete të tjera përkujtuan rolin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore

x
Ilir Ikonomi

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, anëtarë të Kongresit amerikan dhe personalitete të tjera përkujtuan rolin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veprimtaria u organizua nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën drejtimin e çiftit Joe dhe Shirley Dioguardi.

Në Kongresin amerikan, 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë u përkujtua në një mënyrë të veçantë. Një numër anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit, si dhe personalitete të rëndësishme të lobit hebre në Shtetet e Bashkuara, u mblodhën të nderojnë shqiptarët që me një vepër unike gjatë Luftës së Dytë Botërore fituan simpatinë e botës.



Senatori nga Nju Jorku, Charles Shummer, ka paraqitur në senatin amerikan një rezolutë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në rezolutë vlerësohet populli i Shqipërisë dhe i Kosovës për shpëtimin e jetës së hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, kur 6 milion hebrej u asgjësuan egërsisht, Shqipëria ishte i vendi vend në Evropë që kishte më tepër hebrej se sa përpara fillimit të luftës.”

Kjo, tha senatori, flet për mikpritjen, trimërinë dhe humanizmin e shqiptarëve.

Prapa rezolutës dhe organizimit të këtij aktiviteti prestigjoz në  Kongresin amerikan qëndron çifti Joe dhe Shirley Dioguardi, udhëheqës të organizatës lobiste Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

“Tani ekziston një lidhje reale që po forcohet akoma më shumë, mes popullit shqiptar dhe Kongresit amerikan. Kjo ka rëndësi. Ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë. Por vetëm në vitin 1919 Shqipëria u njoh si shtet. Kjo ndodhi falë presidentit demokrat Woodrow Wilson.  Pastaj, në vitin 2008, ishte Presidenti republikan George W. Bush që solli njohjen e Kosovës. Prandaj, unë mendova se ishte një ide e mirë që festimi i pavarësisë të bëhej në selinë e Kongresit amerikan, në Kapitol”.

Agim Aliçkaj nga Nju Jorku është i biri i Arif Aliçkajt, njëri prej atyre që shpëtuan hebrej në Kosovë. Ai bëri thirrje që shteti i Izraelit të njohë Kosovën.

“Babai im nuk kërkoi ndonjë shpërblim. Ai na tregoi se kishte shpëtuar hebrej por kurrë nuk mendoi se kjo do t’i njihej një ditë me mirënjohje. Ai mendonte se ishte detyrë morale e një shqiptari për ta bërë këtë dhe vdiq pa e ditur se sot ai do të kujtohej në një rezolutë të Kongresit amerikan. Ai do të ishte i lumtur nëse do ta kishte ditur këtë. Babai im do të ishte akoma më i lumtur nëse shteti demokratik i Izraelit do ta njohte Kosovën si shtet i pavarur”.

Zonja Shirley Dioguardi, një veprimtare aktive e çështjeve shqiptare, është dakord.

“Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë për shkak të asaj që shqiptarët bënë gjatë Holokaustit.”

Kryetarja e komisionit të punëve të jashtme në Kongresin amerikan, Ileana Ros Lehtinen, kujtoi rrugën e vështirë të popullit shqiptar gjatë 100 viteve që nga shpallja e pavarësisë:

“Vendosmëria e popullit shqiptar për të qenë të lirë nuk u lëkund kurrë megjithë koston e lartë. Njëzet vjet më parë, populli shqiptar përmbysi sunduesit komunistë dhe filloi rindërtimin e vendit. Kush do ta kishte besuar se shqiptarët do të bëheshin kaq shpejt një demokraci, anëtarë të NATO-s, dhe aleatë të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Zonja Shirley Dioguardi thotë se pjesëmarrja e kongresmenëve dhe senatorëve me ndikim në këtë veprimtari ishte me rëndësi për shqiptarët.

“Ky takim i sotëm bëri që anëtarët e Kongresit të pohojnë edhe një herë se shqiptarët janë forca më pro-amerikane dhe më prodemokratike në Evropë”.

Dana Rohrabacher është kongresmeni që e paraqiti rezolutën për 100-vjetorin e pavarësisë në Dhomën e Përfaqësuesve:

“I jemi mirënjohës popullit shqiptar për aktin e tyre. Jam krenar që ndodhem mes jush në këtë takim për të falenderuar popullin shqiptar, i cili i tregoi botës se qëniet njerëzore në kohë krizash janë në gjendje të veprojnë me guxim”.

Në takimin e djeshëm ndodhej edhe artistja e njohur Kara Dioguardi, e bija e zotit Joe Dioduardi.

“Jam shumë e gëzuar që ndodhem këtu për të kremtuar gjithë ato gjëra që kanë bërë shqiptarët pçr popullin hebre dhe jam shumë krenare për këtë. Është me shumë rëndësi fakti që ata shpëtuan shumë jetë njerëzish. Ne duhet t’i falenderojmë ata për vlerën e tyre të madhe që babai im e quan besa, pra kur dikush të vjen në shtëpi, ti e pranon dhe e nderon”.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: fede nga: itali
06.12.2012 13:56
kaq pak ka bere populli im,ne
100 vjet?
JO,JO,JO!
MOS MINIMZONI KESHTU!


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
30.11.2012 09:03
Shqiptaret jane perjete mirenjohes Joe DioGuardit dhe te shoqes Shirley. por,bashke me te pa harruarin- kongresmenin Tom Lantosh,me prejardhje hebre,bredhen ne kembe e takuan shqiptaret ne Kosove,M.Zi,Maqedoni e Shqiperi.Luftuan fort per ceshtjen shqiptare ne kongresin amerikan e Presidence. Tani luftojne fort per ndricimin e te vertetave per shpetimin e hebrenjeve nga shqiptaret ne luften e dyte boterore.!Populli e qeveria israelite nuk duhet ta harroje kete fakt, e te shpejtoje per njohje te shtetit te ri te Kosoves,per mbeshtetje ekonomike me investime ne Shqiperi e Kosove,shqiptaret jane kombi me pro-amerikan ne Europe e ne bote. Respekt, ing. Ahmet Hallvaxhiu.


nga: Anonim
29.11.2012 21:22
Faliminderit ciftit Diogardi per festimin e 100 vjetorin e Pavaresise te Shqiperise ne Kongresin Amerikan.,Shqipetaret kane kontribut te jashtezakonshme per strehim e hebrenjve dhe ishte ure kalimi.ku dilni nga Devolli per ne Greqi me hebet me flori..Ne ate kohe ishte nje ligj i pashkruar ku thoshte po vrave nje hebre te shkon jeta keq dhe do te zhdukesh si fis.Hebrenjte ishin shume te privilegjuar dhe mbrohesh nga shqipetaret,edhe Albert Ajshtajni kishte Pasaporte nga Bashkia Pogradec.shqipetaret dhe hebrenjte kane nje histori gate perbashket me fqinje dashakeqas dhe duhet qe IZRAELI duhet te njohe Pavaresine e Kosoves dhe duhet te ndihmoje qe Kosova dhe Shqiperia te bashkohen por te forcohen ekonomikisht pra te jete nje Izrael i dyte ne Ballkan..Izraeli te mos mendoje se jemi shumice muslimane sepse ne e dime se jemi konvertuar me force nga krishter ne musliman nga Perandoria Otomane dhe tani kemi ardhur ne origjinen tone ne EVROPE DHE AMERIKE..shqipetaret jane proamerikane mbi 95% dhe e duam me gjithe zemer dhe jane borxhli..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.08.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Të tjerë emigrantë shpëtohen nga një furgon në Austri

Ndër ta ishin edhe tre fëmijë të mitur në gjendje tepër të rëndë
Më tepër

10 vjetori i uraganit Katrina

Ish presidenti Bill Clinton do marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore
Më tepër

Sulme ajrore të Turqisë mbi ISIS

Avionët luftarakë turq kryen sulmet e para ajrore si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit Shteti Islamik në Siri
Më tepër

Klement Tinaj - rruga e suksesit në Hollivud

Aktori i ri erdhi me familjen nga Shqipëria në SHBA dhe karriera e tij ka lulëzuar në filmat “action”
Më tepër

Komuniteti romë në Francë

Eksperiment për integrimin e romëve në shoqëri
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Migrants wait for Macedonian police to allow them to cross at the border line between Greece and Macedonia near the town of Gevgelija.
  • South Korean army's Surion helicopter fires flare shells during the South Korea-U.S. joint military live-fire drills at Seungjin Fire Training Field in Pocheon, near the border with North Korea.
  • Stairs are all that remain of a house that once stood before Hurricane Katrina struck 10 years ago, Waveland, Mississippi.
  • An Indian Army soldier faints during a ceremony to commemorate the 50th anniversary of a war between India and Pakistan, at the India Gate war memorial in New Delhi.
  • A masked Kurdish boy sits in front of a barricade that blocks a road in Van, eastern Turkey, Aug.27, 2015.
  • A dog stands on a street covered with ash from the Cotopaxi volcano in Mulalo, south of Quito, Ecuador, Aug. 27, 2015.
  • A Naga sadhu, or a Hindu holy man, rubs ash onto his body before a procession during Kumbh Mela or the Pitcher Festival in Trimbakeshwar, India, Aug. 27, 2015.
  • A group of hikers are silhouetted against the moon in Tijuana, Mexico, Aug. 27, 2015.
  • Malaysian armed services personnel take part in rehearsals for upcoming National Day celebrations at the Independence Square in Kuala Lumpur.
  • A two-year-old orangutan hugs its mother, who is recovering after a health examination at Kao Pratubchang Conservation Center in Ratchaburi, Thailand, Aug. 27, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.