E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Kulturë

Filmi “Last Stand” rikthen aktorin Shwarzenegger

x
Madhësia e gërmave - +
Filmi “Last Stand” ka rikthyer në ekranin e kinemasë aktorin Arnold Shvarzeneger. Ky është filmi i tij i parë ku ai ka rol kryesor që nga viti 2003. Në premierën e filmit në Los Angelos, Shwarzeneggeri tha për gazetarët se ndjehej shumë mirë që i rikthehet kinemasë në këtë moshë e me një film të tillë.
                                         
Pjesmarrja e Shvarcenegerit në filmin “Last Stand” është e para si aktor kryesor në një film, që pas filmit “Terminator 3”, si dhe pas lënies së detyrës si guvernator i Kalifornisë.

“Është premiera ime e parë si aktor kryesor. Kam qenë pjesmarrës në premierën e fimit”The Expendables” por ai nuk ishte krejtësisht filmi im. “

Filmi “Last Stand” i regjisorit koreano jugor Kim Ji-woon tregon historinë e një polici nga Los Angelesi që është është në ndjekje të një baroni droge në një qytet të vogël.

“Ka shumë skena ku jemi në ndjekje, duket pak a shumë si filmi “The Fast e Furious”. Është një film me veprim, një film që ka brenda edhe dramë. Johnny Knoxville i jep elementin komik këtij filmi”.

Në film interpretojnë John Knoxville, Luis Guzman dhe Jaimie Aleksandër.
Johnny Knoxville thotë:

“Ky është filmi i parë për Arnoldin që nga viti 2003 dhe mendoj se është e rëndësishme të punosh me të , mbas një rikthimi të tillë”.  

Ndërsa aktori tjetër Rodrigo Santoro thotë:

“Jam rritur duke parë filmat e tij, ai ishte heroi im. Për mua ka qenë e paimagjinushme që një ditë do të isha në të njëjtin sheshxhirimi me të. Ndjehem shumë i lumtur e me fat që jam këtu sonte”.

Filmi “Last Stand” ka nisur të shfaqet nëpër kinematë amerikane nga data 14 janar.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Parandalimi i mbi 50 sulmeve terroriste

Drejtori NSA Keith Alexander tha në Kongres dje programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive