Lidhje

DASH: Serbia të zgjidhë çështjen e vëllezërve Bytyçi


Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken e siguroi Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç se SHBA mbështesin pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian si dhe vazhdimin e përparimit në dialogun me Kosovën.

Gjatë një takimi mbrëmë në Uashington, zoti Blinken vlerësoi reformat ekonomike, politike dhe juridike të ndërmarra nga Kryeministri Vuçiç dhe e inkurajoi qeverinë serbe që të vazhdojë të përqendrohet në këto aspekte.

Ai gjithashtu nguli këmbë për zgjidhjen e çështjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi me shtetësi amerikane dhe me origjinë nga Kosova.

Zoti Vuçiç u takua edhe me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Eurazinë, Victoria Nuland. Ata diskutuan mbi çështjen e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, përparimin në dialogun me Kosovën, masat kundër korrupsionit si dhe çështjen e diversifikimit të burimeve energjetike të Serbisë.

Kryeministri serb i dha fund vizitës në Uashington.

XS
SM
MD
LG