E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Wanda Jackson me album të ri

x
Madhësia e gërmave - +
Këngëtarja  Wanda Jackson  këndonte me Elvis Presleyn në vitet ’50 dhe ndikimi i yllit amerikan të rokut thuhet se ka qenë i madh tek ajo. Tani në moshën 75-vjeçare, ajo vazhdon të këndojë dhe ka nxjerrë një album të ri. Të ndjekim materialin e përgatitur nga Katherine Cole e Zërit të Amerikës:
 
Wanda Jackson po feston 75-vjetorin e lindjes me një mënyrë që i përshtatet një artisteje të Hollit të Famës të Rock and Rollit, duke nxjerrë një album të ri.


Wanda Jackson
Loading
12:00:00 / -:--:--

 
Albumi i ri Wanda Jackson-it, i titulluar “Unfinished Business”, është i 31-ti i saj. Albumi fillon me këngën e njohur “Tore Down”, fillimisht e regjistruar nga këngëtari i muzikës Blues nga Texasi, Freddie King.  Duke ditur se mosha është një çështje kryesore e diskutuar për të, Jackson thotë se ajo nuk e ka përfunduar karrierën.

Në një moshë kur shumica e artistëve e ngadalësojnë karrierën, Wanda Jackson i ka kaluar dy vjetët e fundit duke regjistruar një album me Jack White; duke kënduar në aktin e parë të turneut veror të vitit 2011 të Adeles; duke intrepretuar në Bonnaroo dhe në festivale të tjera të muzikës rok; dhe pastaj duke regjistruar albumin e saj të ri “Unfinished Business” me producent Justin Townes Earle.  Jackson këndon një nga këngët e Earlit në diskun e saj të ri. “What Do You Do When You’re Lonesome.”
 
Këngëtari Earli i Ri nuk është i vetmi pjesëtar i familjes së njohur muzikore me me të cilin këndon Wanda në Cd-në e re. Ajo po ashtu ka kënduar një nga këngët më origjinale të Steve Earlit, “The Graveyard Shift”.

Wanda Jackson thotë se ajo është e përkushuar ta respektojë orarin e turneut të saj. Ndryshe nga disa artiste që zhvillojnë turne sipas stinës, ajo punon 12 muaj në vit.  Turneu i saj nuk do të jetë vetëm në SHBA, pro edhe në Evropë.  
 
Po kjo nuk është e gjitha--Wanda Jackson së shpejti do të jetë subjekti i një filmi bazuar mbi karrierën e saj, të cilën ajo e filloi si adoleshente, yll i muzikës country.
Ky nuk do të jetë filmi i saj i parë. Një dokumentar i vitit 2008, I titulluar “The Sweet Lady With The Nasty Voice” i kushtohet jetës së saj.

Në se doni të mësoni më tepër për këtë këngëtare, vizitoni faqen e internetit WandaJackson.com. Dhe mos harroni të shikoni atje edhe regjistrimet më të fundit në video të këngëtares.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

SHBA: Bie niveli i papunësisë

Numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pakësua me 23 mijë vetë javën e kaluar
Më tepër

Vrasja në Londër hetohet si incident terrorist

Mblidhet Komiteti emergjent i qeverisë britanike
Më tepër

Rekord për ngjitjen në Everest

Një 80-vjeçar japonez u bë njeriu më i moshuar që ngjitet në majën më të lartë të botës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive