Lidhje

Lufta kundër Alcajmerit


Lufta kundër një prej sëmundjeve më shkatërruese të kohëve moderne – Alcajmerit –vazhdon pa ndërprerje. Megjithë faktin se shkaktohet nga faktorë të panjohur, shkencëtarët po bëjnë përparim në disa fronte.

Alcajmeri është një sëmundje që sjell shkatërrim të trurit e që prek më shumë se 30 milion njerëz në vit – duke i marrë ngadalë kujtesën, duke degraduar funksionet e tyre trupore dhe eventualisht duke i mposhtuar.

Ekzaminimet e trurit të pacientëve të prekur tregojnë se sëmundja shkatërron ngadalë sistemin nervor, i cili është aq kompleks saqë ne ende nuk e dime cilat lëndë kimike janë përgjegjëse për sëmundjen.

Sipas një teorie, një proteinë e quajtur tau bëhet difektoze, duke prishur funksionimin normal të neuroneve.

Shkencëtarët në Sllovaki njoftojnë se kanë zbuluar një vaksinë që e bën sistemin imunitar të prodhojë antitrupa që efektivisht ndalojnë shkatërrimin e proteinës tau.

“Në provat tona me modelet e kafshëve, kemi parë heqjen e 95 përqind të proteinës së dëmtuar tau në një periudhë të shkurtër. Ky rezultat është shumë inkurajues.”

Shkencëtarët nga kompania farmaceutike Eli Lilly po përpiqen për një qasje të re, bazuar në teorinë se sëmundja e Alcajmerit shkaktohet nga depozitat anormale të një kimikati të quajtur amyloid beta.

Ilaçi i tyre i ri është provuar të jetë i efektshëm tek pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes.

“Nuk pati efekte anësore. Është e rëndësishme pasi tregon efektin e vazhdueshëm të ilaçit, pra ai nuk është i përkohshëm.”

Rezultatet e provave klinike të të dyja këtyre ilaçeve u paraqitën në një simpozium të fundit në Uashington.

Ndërkohë në Universitetin Stanford, hulumtuesit po hetojnë trurin e mizave për të kuptuar plotësisht sëmundjet degjenerative nervore si Alcajmeri.

“Ka shumë gjene të lidhura me sëmundjet njerëzore dhe ka shumë modele të sëmundjeve njerëzore tek insektet dhe kjo do të thotë se mund të shkaktojnë shumë simptoma.”

Me ndihmën e një kamere infra të kuqe një makinë robotike kap miza dhe përgatit trurin e tyre për studim pa i vënë në gjumë.

Ndërsa neuronet e tyre përmbajnë gjithashtu proteinën tau që mund të degjenerojë në të njëjtën mënyrë ashtu siç ndodh me Alcajmerin, shkencëtarët thonë se mizat e frutave janë subjekte mjaft të nevojshme për kërkimet laboratorike të sëmundjes shkatërruese.

XS
SM
MD
LG