E martë, 02 shtator, 2014

Lajme / Ballkani

Westerwelle: Gjermania mbështet perspektivën e Ballkanit perëndimor në BE

Ministri i Jashtëm gjerman gjatë një vizite në Shkup tha se Gjermania mbështet edhe rrugën e integrimeve të Maqedonisë, por ai tha se në këtë rrugë duhen bërë edhe mjaft hapa

x
Isak Ramadani
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle tha në Shkup se Gjermania mbështet perspektivën e vendeve të Ballkanit perëndimor si dhe rrugën e integrimeve të Maqedonisë, por ai tha se në këtë rrugë duhen bërë edhe mjaft hapa.

“Rregullat janë të njejta për të gjithë dhe të gjitha vendet janë njohor me këto rregulla. Nuk do të ketë kurrfarë lëshimesh por nuk do të krijohen as pengesa. Gjemania do ta mbajë fjalën”, tha ministri Westerwelle.

Ai nuk fshehu shqetësimin lidhur me krizën e brendëshme politike në Maqedoni dhe bëri thirrje që të respektohen rregullat e lojës demokratike, siç tha, dhe që të bëhet një punë serioze parlamentare. Ky apel u drejtohet të gjithëve në mënyrë që të vendosen marrëdhënie të mira dhe respekti i ndërsjellë midis maqedonasve dhe shqiptarëve mbi baza të Marrëveshjes së Ohrit.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme u bëri thirrje të gjithëve që të shikojnë interesat kombëtare të vendit, që të mendojnë për fatin dhe të ardhmen e këtij vendi dhe të tregojnë gatishmëri për kompromis dhe fleksibilitet që t’i kthehen bashkëpunimit.

Ai tha se projekti evropian për mirëqenien bazohet mbi vlerat e përbashkëta dhe se Bashkimi Evropian përbën më tepër se një bashkësi ekonomike dhe politike; BE është edhe një bashkësi vlerash, nënvizoi ai.

Zoti Westerwelle la të kuptohej se demokracia, sundimi i ligjeve, pavarësia e gjyqësorit, kapërcimi i konflikteve në frymën e fqinjësisë së mirë dhe para së gjithash bashkëjetesa paqësore ndërmjet grupeve të ndryshme të popullatës , paraqesin vlera evropiane për ç[ka angazhohet Gjermania.

Duke folur për ngërçin politik në Maqedoni, ai tha se Republika Federale e Gjermanisë nuk është palë në konfliktet e brendëshme të këtij vendi, por një  partner dhe vend mik i Maqedonisë. Ai ritheksoi kërkesën që të gjithë faktorët politikë në Maqedoni të tregojnë një masë të mjaftueshme gatishmërie për kompromis në të mirë të vendit dhe qytetarëve të tij.

Ministri Guido Westerwelle i bëri komentet pas takimeve me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe drejtuesi shettërorë të Maqedonisë. Në Shkup, vizita e ministrit gjerman shikohet si një përkushtim i plotë i Gjermanisë për proceset që po zhvillohen në rajon, për rëndësinë e integrimeve euroatlantike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: anonim nga: shba
23.02.2013 16:07
Ne Historin encoklopedike nuk ekziston komb maqedon,
prandaj as qe duhet te diskutohet per kete.


nga: Anonim
22.02.2013 21:45
Vizita e Ministrit te Jashtem te Gjermanise e Z Westerwelle ne Shqiperi eshte historike ku ndihma e Gjermanise per Shqiperine per 22 vjet demokraci eshte 1 miliard dollare,nje shans na ka humbur me Gjermanine ne sistemin monist per t,na ndihmuar por regjimi komunist prej dallkaukesh nuk e pranoi sot eshte shansi i dyte qe duhet ta fitojme por me nje Berishe histerik me nacionalizmin e semure te Hitlerit per te mare ca vote por ky Berishe nuk zbatoi tenderin me rjetin interkonjusionit me Mali e ZI ku Banka Gjermane e financonte por ky Berishe eshte dallkauk dhe i pabese dhe e anulloi kete tender..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Ukraina njofton për praninë e trupave ruse

Një zyrtar ukrainas tha sot se trupat ruse janë parë në dhjetë pika të ndryshme në Ukrainën lindore, përfshirë dy qytete të rëndësishme
Më tepër

Një tjetër amerikan duket se është ekzekutuar nga ISIS

Grupi ekstremist Shteti Islamik nxori një video ku duket se tregon ekzekutimin e gazetarit tjetër Steven Sotloff
Më tepër

Bushati: Shqipëria po e lufton fenomenin e luftëtarëve të huaj

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria po bashkëpunon me vendet partnere për të izoluar luftëtarët e angazhuar në Siri dhe Irak në emër të ashtuquajturit Shtet islamik
Më tepër

Misteret e brezit Van Allen

Brezi Van Allen është një fushë elektromagnetike e përbërë nga protone dhe elektrone që rrethon Tokën
Më tepër

Anëtarët e Këshillit të BSH në parlament

Nisin nesër seancat dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Prej ditës së premte ata do të paraqiten për t’u marrë në pyetje edhe nga Prokuroria
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Sadhu or a Hindu holy man smokes a chillum (pipe) at Pushkar in the desert Indian state of Rajasthan.
  • May Myat Noe, Myanmar's first international beauty queen, winner of the 2014 Miss Asia Pacific World, sits with her crown that she allegedly ran away with, during a press conference in Yangon. The dethroned beauty queen said she won't return her $100,000 worth crown until the pageant's organizers apologize for calling her a liar and a thief.
  • Paragliders take to the skies on the slopes of Cape Town's iconic Table Mountain, South Africa.
  • A sculpture of a giant hippopotamus, "HippopoThames", built by artist Florentjin Hofman is towed up the Thames past the Houses of Parliament in central London.
  • People on electric bikes cross a busy traffic intersection on a rainy day on Chang'an Avenue in Beijing, China.
  • A close up of lava from an eruption of Holuhraun, northwest of the Dyngjujoekull glacier in Iceland, Aug. 1, 2014.
  • Landscapers trim grass in front of Dutch artist Florentijn Hofman's latest creation, a 25-meter (82 feets) white rabbit, as it leans up against an old aircraft hangar as part of the Taoyuan Land Art Festival in Taoyuan, Taiwan.
  • Performers from the Cirque du Soleil pose for photographers during a press call to promote their forthcoming show 'Kooza', outside the Royal Albert Hall in central London.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.