E shtunë, 30 gusht, 2014

Lajme / Bota

Publikimi i dokumenteve sekrete nga Wikileaks dhe implikimet kriminale

Publikimi i dokumenteve sekrete nga Wikileaks dhe implikimet kriminale
Publikimi i dokumenteve sekrete nga Wikileaks dhe implikimet kriminale
Karolin PresutiZëri Amerikës

Një analist i ushtrisë amerikane, që akuzohet për nxjerrjen e komunikimeve sekrete diplomatike është mbajtur nën arrest që nga muaji maj. Madje edhe themeluesi i faqes Wikileaks përballet me vështirësitë e veta ligjore.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, gjatë një turneu 4 ditor nëpër botë, tha se i ka siguruar ministrat e jashtëm të vendeve të tjera se publikimi i dokumentave në Wikileaks nuk do të dëmtojë diplomacinë amerikane.

Por masa që autoritetet amerikane duan të marrin është heqja e lirisë së Bredli Mening, ushtarit amerikan, që akuzohet për nxjerrjen e informacionit sekret. Nuk është ende e qartë se ç’do të bëjnë ata me Xhulian Asanxh, i cili i publikoi këto informacione.

Asanxh, objekt i një urdhër arresti ndërkombëtar, nuk dihet se ku ndodhet. Ai është në listën e më të kërkuarve të Interpolit. Suedia e kërkon atë nën akuzat për përdhunim, por kërkohet edhe nga Shtetet e Bashkuara ...

Çfarë akuzash mund të ngrenë Shtetet e Bashkuara kundër tij? Njëra është spiunazhi. Tjetra është nxjerrja e informacioneve sekrete, por ligji është 100 vjeçar dhe nuk është provuar kurrë në median moderne dhe elektronike. Dhe nëse ngrihet kjo akuzë, analistët ligjorë thonë se e drejta e publikut për të ditur çdo gjë do të jetë bazë e mbrojtjes së të akuzuarit.

Provat janë të shumta, 250 mijë dokumenta, por duke ngritur akuza për spiunazh, qeveria duhet të provojë se informacioni sekret i publikuar ka dëmtuar mbrojtjen kombëtare dhe kjo mund të kërkojë publikimin e sekreteve të tjera.

“Dokumentat më të dëmshme, ato që dëmtojnë qeverinë amerikane kur bëhen publike, janë të njëjtat dokumenta që do të përdoreshin në gjyq për të provuar se kanë shkaktuar dëm. Dhe kjo i vështirëson gjërat edhe më shumë”.

Por Xhulian Asanxh nuk është në Shtetet e Bashkuara, por në Australi, madje mendohet të jetë fshehur në Angli. Ish ndihmës prokurori i përgjithshëm Rowan thotë se zyrtarët duhet të injorojnë presionin publik e atë të huaj për të ngritur akuza kundër tij.

“Duhet pritur ndoshta 2, 3, 4 ose 5 vjet që ai të udhëtojë nga një vend në tjetrin ku ai mendon se është i sigurtë. Ndoshta ai vendos të udhëtojë në gjithë botën për arsye personale, dhe ai kalon në aeroportin e një vendi me të cilin ne kemi lidhje të mira dhe pikërisht aty ai ndalohet dhe sillet në Shtetet e Bashkuara. Kjo është zakonisht forma se si qeveria amerikane i ndjek penalisht raste të tilla”- thotë ai.

Ndërkohë, analisti i zbulimit të ushtrisë amerikane Bredli Mening mbahet nga autoritetet ushtarake në periferi të Uashingtonit. Ai akuzohet për nxjerrje të dokumentave sekrete dhe mund të gjykohet nga një gjykatë ushtarake, dhe nëse gjendet fajtor, mund të dënohet me dhjetra vjet burg.

Xhonathan Trejci, ish këshilltar gjykate në ushtrinë amerikane, dhe do të jetë vëzhgues në gjyqin e analistit ushtarak Mening.

“Bëhet fjalë për një rast tepër serioz. Dhe nëse është e vërtetë që ai është i ndërlikuar në këtë veprimtari, autoritetet do të shqyrtojnë mundësinë e një shkeljeje të rëndë dhe ta gjykojnë në bazë të ligjit ushtarak”-thotë ai.

Mening mbështetet nga të paktën 2 faqe interneti. Dhe përveç avokatit mbrojtës ushtarak, ai ka marrë një ish avokat të ushtrisë për të shërbyer si avokat civil. Ai ka kaluar 6 muaj në burg.

“Sistemi ushtarak i drejtësisë është një sistem shumë i hollësishëm, prandaj edhe mund të jetë një proces shumë i ngadalshëm”-thotë Trejci.

Prandaj, për një farë kohe, e vetmja gjë në gjyq që ka lidhje me Wikileaks është diplomacia amerikane në botë.

 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kosovë, shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve

Pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 700 njerëzve, pjesa më e madhe shqiptarë.
Më tepër

Hyn në ditën e dhjetë operacioni anti-drogë në Dukagjin

Në ditën e dhjetë të operacionit policor antikanabis “Dukagjini”, forcat e policisë kanë ndaluar një tjetër përson, kryeplakun e fshatit Nicaj në komunën e Shalës.
Më tepër

Obama: Beteja për një klasë të mesme më të fortë

Ndërkohë që republikanët fajësojnë politikat e qeverisë, Presidenti bën thirrje për krijimin e kushteve më të favorshme për klasën e mesme të shoqërisë amerikane
Më tepër

Adoleshentët marrin ndihmë përmes prodhimit të filmave

Ata marrin pjesë si aktorë në filma dhe si producentë duke trajtuar tema nga e shkuara e tyre traumatike
Më tepër

Një mjet fluturues për t’u ulur mbi kometë

Studim i detajuar i përbërjes akullnajore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Malmo supporters hold flares as they celebrate after winning their Champions League playoff second leg soccer match against Salzburg in Malmo, Sweden, Aug. 27, 2014.
  • A swarm of locusts invades the center of Madagascar capital Antananarivo.
  • Police temporarily block demonstrators from walking across a bridge that leads to the capital during a strike on the outskirts of Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions are demanding more jobs, better salaries and tax cuts with protests and a 36-hour strike that started on Aug. 27, 2014.
  • The Tungurahua volcano blows steam and ash, seen from Guadalupe, Ecuador
  • A patient surnamed Hu goes through a medical check before a surgery at a hospital in Xi'an, Shaanxi province, China, Aug. 27, 2104. The hospital is preparing to place a titanium mesh produced by a 3D printer into Hu's head to help him rebuild the shape of his head. Hu was injured after he fell from the third floor of a building, according to local media.
  • An aerial view of the Burning Man 2014 "Caravansary" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 27, 2014.
  • A goat named 'Barney' from Vauxhall City Farm, walks through a ticket barrier with morning commuters at Vauxhall Underground Station in London, during a photocall to launch Transport for London's first 'above ground map' of the Victoria line, in a bid to encourage people to explore more of the city.
  • Soldiers of the Indian Central Reserve Police Force (CRPF) display their skills during a passing out parade on the outskirts of Srinagar.
  • One-month-old triplet panda cubs receive a body check at the Chimelong Safari Park in Guangzhou in south China's Guangdong province.
  • Thirty-one stunt riders balance on a motorcycle during dress rehearsals for the upcoming Independence Day celebrations in Kuala Lumpur.
  • Performers dance during the closing ceremony of the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.

Interaktive