Lidhje

Në kërkim të avionit amerikan


Ekipet xhamajkiane të shpëtimit do të vazhdojnë kërkimet sot për rrënojat e një avioni të vogël privat amerikan që doli jashtë kursit në një "fluturim fantazmë" mbi Detin e Karaibeve.

Avioni i pilotuar nga Larry Glazer me gruan e tij si pasagjeren e vetme, kaloi mbi Bahamas dhe Kubë para se të përplasej në ujrat pranë Xhamajkës dje.

Zyrtarët thanë se operacionet e shpëtimit janë në vendin ku mendohet se u përplas avioni.

U njoftua se pilotët e avionëve luftarak amerikanë që po ndiqnin avionin në fjalë panë pilotin pa ndjenja.

Plani i fluturimit tregon avioni që u nis nga Rochester, në Nju Jork të premten në mëngjes. Ai do të shkonte 2.400 kilometra në jug në Napoli të Floridas, por ndërroi kurs në juglindje të asaj rruge, duke fluturuar mbi Bahamas dhe Kubë para se të nisej drejt Xhamajkës.

XS
SM
MD
LG