Lidhje

Rritja e interesave bankare në SHBA


Drejtoresha e Rezervës Federale, në Shtetet e Bashkuara, tha se interesat bankare nuk mund të rriten para qershorit dhe se tregjet financiare do të marrin disa informacione paraprakisht lidhur me këtë.

Zonja Janet Yellen i bëri komentet sot në një takim të Komisionit Bankar të Senatit, ku ajo dha raportin e gjashtë-mujorit për gjendjen e ekonomisë dhe si po përpiqen ta trajtojnë atë formuluesit e politikave.

Gjatë krizës financiare, interesat afatshkurtër në Shtetet e Bashkuara u ulën në nivele rekord, me synimin e nxitjes së rritjes ekonomike.

Shtimi i rritjes ekonomike dhe rënia e nivelit të papunësisë i kanë bërë ekonomistët të mendojnë se vazhdimi i stimulimit të ekonomisë nuk është më i nevojshëm dhe ata presin që Rezerva Federale t’i rrisë interesat nga mesi i vitit. Por zonja Yellen tha se zyrtarët e Bankës do të vazhdojnë të jenë “të durueshëm” para se të rrisin interesat bankare.

XS
SM
MD
LG