Lidhje

Ish kryeministri i Republikës Çeke, Milos Zeman, fitoi zgjedhjet presidenciale


Ish kryeministri Milos Zeman siguroi 55 për qind të votave dhe do të zerë vendin e Presidentit Vaclav Klaus, mandati i të cilit përfundon në mars

Ish kryeministri i Republikës Çeke, Milos Zeman, fitoi zgjedhjet presidenciale, të parat me votë popullore për këtë vend.

Zoti Zeman, kandidat i së majtës, siguroi 55 për qind të votave në zgjedhjet e përsëritura me rivalin e tij konservator, Ministrin e Jashtëm Karel Schwarzenberg, i cili pranoi sot humbjen. Milos Zeman do t’i zerë vendin Presidentit Vaclav Klaus, mandati i të cilit përfundon në mars.

Në Çeki presidenti është zgjedhur më parë nga parlamenti dhe kjo është hera e parë që nga viti 1993, kur ish-Çekosllovakia u nda në Slovaki dhe Republikën Çeke, që Presidenti zgjidhet përmes votës popullore.

Analistët thonë se fushata e zotit Zeman u drejtua kryesisht ndaj votuesve me të ardhura më të pakta, si dhe ndaj të moshuarve, në rajonet e vendit që kanë vuajtur më tepër për shkak të krizës ekonomike.
XS
SM
MD
LG