E enjte, 30 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Fushata e zgjedhjeve në Durrës

Të dy koalicionet synojnë të marrin mandatin e tetë duke u mbështetur në projektet e zhvillimit.

x
Fushata e zgjedhjeve në Durrësi
X
15.06.2013
Në qytetin e Durrësit fushata për zgjedhjet parlamentare po zhvillohet me të njëjtën ambicje nga të dy koalicionet partiake: të dyja synojnë të marrin mandatin e tëtë, për të thelluar rezultatet e viteve të kaluara. Demokratet pohojnë se po takohen me votuesit pasi kanë përmbushur një seri premtimesh, dhe po u shpjegojnë projektet e ardhshme. Ndërsa socialistët e opozitës mendojnë se qeveria e ka bllokuar Durrësin, për të cilin edhe ata kanë projekte të reja zhvillimi. Korrespondenti Ilirian Agolli, ka pergatitur kronikën nga Durresi.
Ilirian Agolli
Në qytetin e Durrësit fushata për zgjedhjet parlamentare po zhvillohet me të njëjtën ambicje nga të dy koalicionet partiake: të dyja synojnë të marrin mandatin e tetë, për të thelluar rezultatet e viteve të kaluara. Demokratet pohojnë se po takohen me votuesit pasi kanë përmbushur një seri premtimesh, dhe po u shpjegojnë projektet e ardhshme. Ndërsa socialistët e opozitës mendojnë se qeveria e ka bllokuar Durrësin, për të cilin edhe ata kanë projekte të reja zhvillimi. Korrespondenti Ilirian Agolli, ka pergatitur kronikën nga Durresi.

Fushata e zgjedhjeve në Durrësi
X
15.06.2013
Në qytetin e Durrësit fushata për zgjedhjet parlamentare po zhvillohet me të njëjtën ambicje nga të dy koalicionet partiake: të dyja synojnë të marrin mandatin e tëtë, për të thelluar rezultatet e viteve të kaluara. Demokratet pohojnë se po takohen me votuesit pasi kanë përmbushur një seri premtimesh, dhe po u shpjegojnë projektet e ardhshme. Ndërsa socialistët e opozitës mendojnë se qeveria e ka bllokuar Durrësin, për të cilin edhe ata kanë projekte të reja zhvillimi. Korrespondenti Ilirian Agolli, ka pergatitur kronikën nga Durresi.

Fushata zgjedhore në Durrës po zhvillohet me ritëm të lartë nga partitë kryesore konkurrente, ndërsa ambicjet e tyre për fitore janë po aq të mëdha. Përfaqësuesit e PD thonë se po zhvillojnë një fushatë kapilare, ku po mirëpriten në çdo shtëpi e lagje me krenarinë se ndërtuan infrastrukturën me rrugë, energji elektrike dhe ujësjellësa për gjithë qarkun, dhe sepse po shkojnë tek njerëzit me projekte të reja zhvillimi për më shumë mirëqenie e punësim.
 
Listën e deputetëve të PD në Durrës e kryeson Eduard Halimi. Sipas tij, premtimet kryesore të PD për Durrësin gjatë 4 viteve të ardhshme janë punësimi përmes turizmit, sistemimi i plazheve dhe qendrave turistike, zhvillimi përmes arsimit, heqja e taksave 3 vjet për punësimet e reja dhe bizneset e reja, ndërtimi i rrugëve të brendshme të qytetit.
 
Demokratët thonë se zhvillimi i Durrësit do të ishte akoma më i madh, nëse kryetari socialist i bashkisë nuk do të refuzonte projektet e qeverisë për plazhet dhe rrugët. Por socialistët e opozitës thonë të kundërtën. Sipas tyre, është qeveria ajo që ka bllokuar bashkinë e Durrësit.
 
Socialistët e opozitës janë po aq entuziastë për fitoren në Durrës, ndërsa shtojnë se PD i ka mbetur veëm presioni ndaj administratës dhe shkollave. Ata thonë se e njohin mirë terrenin qytetar dhe janë të organizuar aq mirë sa që për çdo qendër votimi kanë ngritur një organizatë të tyren bazë.
 
Sipas kryetarit të PS në Durrës, Alfred Mullaraj, disa nga projektet dhe premtimet socialiste që presin të marrin jetë pas 23 qershorit janë ndërtimi i rrugëve të brendshme të lagjes së kënetës, ndërtimi i një rruge të re hyrëse në qytet, rigjallërimi i qendrës së qytetit, një plazh i ri modern tek currilat dhe ndërtimi i një porti për jahtet.
 
Durrësi dërgon 13 deputetë në parlament dhe deri tani rezultatet janë të ngushta. Një tjetër veçanti e zgjedhjeve të Durrësit është edhe fakti që dy partitë e mëdha presin të ndihmohen dukshëm nga respektivisht nga dy parti aleate më të vogla. Partia Demokratike pret të thellojë rezultatin me fitoren e një kandidati të Partisë Republikane, ish-ministër bujqësie dhe biznesmen i njohur, ndërsa PS shpreson të fitojë së bashku me një kandidat i LSI, ish kryetar i bashkisë; të dy figura të njohura vendore me ndikim të ndjeshëm në zonë.
 
Socialistët kujtojnë se në zgjedhjet e fundit fituan 3 mijë e 600 vota më shumë se PD pa LSI, dhe se bashkimi me të do të sjellë një rezultat shumë pozitiv. Ndërsa demokratët tregojnë se si në një zonë morën 5 mijë e 600 vota, por nuk morën dot aty një mandat tjetër deputeti, që mund të vijë këtë vit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
16.06.2013 08:54
Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to,si dje dhe sot,ne Shqiperi do te dominoje futbolli me dy porta ne mes djalve me fytyre njeriu qe c,do dite mashtrojne terrorrizojn,grabisin dhe lene pas viktimat e rradhes se luftes per para te piset e pushtet pa kufi,qe do te thote nje vazhdim i sundimit e botes se krim-korrupsionit ne te tria pushtetet me c'do forme e cmim.Mjaft me.
Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi dhe jo lloqe Kavaje e binjakezim me boten e krim-korrupsionit politk ne vite.
Medja vizive dhe ajo e shkruar si dhe intelektualet e patriotet shqiptare si Brenda dhe jashte Shqiperise duhet t'i thone NDAL kesaj dukurie poltikash ricikluese qe me c'do forme,mjet e cmim kane istaluar boten e krim-korrupsionit ISTITUCION ne Shqiperi.
GEBELS si kreu i propogandes se Hitlerit e mori denimin e merituar,si propogandues i politkave hitleriane,kjo per kujtese per te gjithe ato medje e gazetare qe nuk i denoncojne krimin por vazhdojne bashkejetojne e mbeshtesin ato politikane qe jane pergjegjes per mijra krime ne vite,bashkepunimi me to do te thote bashefajesi qe duhet ndeshkuar,sic edhe thote populli,c'do bejsh ne det do ta gelltitesh me kripen.
Shqiptaret vazhdojne te perjetojne daren e pergjakur te diktature komuniste dhe te mostrave e pjellave te tyre deri me sot,ne nje kohe qe me patrurpesi ka shkrivane qe zhgaravisin e na flasin per demokraci ne Shqiperi,kur ne Shqiperi c'do dite me fuqin e pushteteve politikanet grabisin pronat private dhe pasurin kombetare,terrorrizojne dhe vazhdojne c'do dite te vitit te vrasin shqiptare.TURP dhe KRIM sebashku .

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Negociatat për gazin rus në Ukrainë

Bisedimet me ndërmjetësimin e BE-së, për rifillimin e dërgimit të gazit natyror në Ukrainë, ngecën sot lidhur me kërkesën e Rusisë që Kievi dhe BE të vendosin fillimisht rreth pagimit të gazit nga Ukraina
Më tepër

Shala: Gazetarët në Kosovë nuk kanë siguri të mjaftueshme

Drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës e quajti të papranueshme gjendjen në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë
Më tepër

Ebola, bien infektimet në Liberi

OBSH: Mund të kemi të bëjmë me një prirje të re, por fundi i epidemisë është ende larg
Më tepër

Shkollat shqipe në Mal të Zi

Shoqatat e shqiptarëve jashtë vendit po japin fonde për shkollat që janë në rrezik shkatërrimi
Më tepër

Karolina e Veriut, shtet vendimtar për zgjedhjet

Gjasat janë që më 4 nëntor republikanët të fitojnë shumicën në Senat, që tani kontrollohet nga demokratët
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Smoke rises after a house was blown up during a military operation by Egyptian security forces in Rafah near the border with southern Gaza Strip. Egypt began setting up a buffer zone along the border with the Hamas-run territory to prevent militant infiltration and arms smuggling following a wave of deadly attacks.
  • A convoy of peshmerga vehicles is escorted by Turkish Kurds on their way to the Turkish-Syrian border, in Kiziltepe near the southeastern city of Mardin. Iraqi peshmerga fighters arrived in southeastern Turkey en route for the Syrian town of Kobani to try to help fellow Kurds break an Islamic State siege which has defied U.S.-led air strikes.
  • An unmanned rocket owned by Orbital Sciences Corporation explodes just seconds after launch from Wallops Island, Virginia, on what was to be a resupply mission to the International Space Station. "The Antares rocket suffered an accident shortly after lift-off," NASA mission control in Houston said, describing the blast as a "catastrophic anomaly."
  • Turkish students carry a portrait of Mustafa Kemal Ataturk, the founder of modern Turkey, during the 91st anniversary celebrations of the creation of the Turkish Republic in Ankara.
  • A man shines a torch as dusk falls at the site of a mudslide at the Koslanda tea plantation in Badulla district, about 220 kilometers (140 miles) east of Colombo, Sri Lanka.
  • A duck paddles on Loch Faskally as autumn leaves are reflected in the water in Pitlochry, Scotland.
  • Construction crews prepare Pahoa Village Road as lava flow from Mt. Kilauea approaches the village of Pahoa, Hawaii, Oct. 28, 2014.
  • Children try to reach a big soap bubble blown at a square in front of the opera house in Zurich, Switzerland.
  • Performers carry a giant poppy during a ceremony to commemorate the centenary of World War I at the King Albert Monument in Nieuwpoort, Belgium, Oct. 28, 2014.
  • The AeroMobil 3.0 is pictured during its world premiere at Hofburg Palace in Vienna, Austria. The "Flying Roadster", a unique prototype, combines the qualities of a supercar and a light sports aircraft. According to a press release the AeroMobil has a top speed of 160 km/h (100 mph) as a car and 200km/h (124 mph) as a plane.
  • Lifeguards keep vigil as Hindu devotees crowd the banks of the River Ganges to perform rituals at sunset during Chhath Puja festival in Patna, India.
  • Visitors pose for photos in an installation consisting of 500 pumpkin lights to mark the Halloween in Shenyang, northeast China's Liaoning province.
  • A house is seen partially submerged and surrounded by water hyacinths at the edge of the Lagos Lagoon, Nigeria, Oct. 28, 2014.
  • Tens of thousands of Hungarians march across the Elisabeth Bridge during a protest against new tax on Internet data transfers in centre of Budapest, Oct. 28, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.