Lidhje

Raste të reja të Zikës


Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se po heton 14 njoftime të reja për infektime me virus në Shtetet e Bashkuara, të cilat të gjitha dyshohen se janë transmetuar me rrugë seksuale.

Qendra me seli në Atlanta tha se të 14 rastet janë gra të cilat kanë patur kontakte seksuale me partnerë meshkuj, të cilët kohët e fundit kanë udhëtuar në rajone ku ka qenë i pranishëm infeksioni.

Përmes një deklarate, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se njoftimet lenë të kuptohet se trasmetimet seksuale mund të jenë një mënyrë më e mundshme e transmetimit të Zikës, nga sa mendohej më parë.

Disa nga rastet janë gra shtatzëna. Virusi i Zikës lidhet me difekte të lindjes tek foshnjet, të njohura si mikrocefalit. Foshnjet e prekura lindin me koka më të vogla dhe mund të vuajnë nga vonesa zhvillimi. Shkencëtarët nuk e kanë përcaktuar ende shkakun dhe pasojat e anomalive. Për parandalimin e infektimit me sëmundjen, rekomandohet përdorimi i mjeteve mbrojtëse në marrëdhëniet seksuale. Por ndërsa rrugët seksuale janë një mënyrë transmetimi, shkencëtarët thonë se mënyra kryesore e infektimit me virusin e Zikës, vazhdon të jetë pickimi i mushkonjave.

XS
SM
MD
LG